Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam, Ramiz Kovaçi, “Artist i Popullit” – “Nderi i Kombit”!

Ramiz Kovaçi lindi në qytetin e lashtë të Krujës, më 22 mars 1931, në një familje me tradita të hershme patriotike dhe intelektuale. Përfundoi shkollën e mesme të Liceut Artistik për kanto me pedagogun e shquar Mihal Cikon. Pranë Filarmonisë Shqiptare të asaj kohe organizohej konkursi për studime jashtë shtetit. Konkuroi dhe fitoi. Shkoi në Sofie (Bullgari) dhe filloi Konservatorin me një nga pedagogët më të mëdhenj të kantos operisitke të asaj kohe, profesor Brëmbarov. Ramizi ka qenë në një kurs dhe me të njëjtin pedagog të artistes së madhe, Rajna Kabaivanska.
Doli me rezultate të shkëlqyera dhe e përfundoi studimet me medalje ari. Provimin e diplomës e dha me arjet më të vështira të zërit të baritonit, nga opera “Berberi i Seviljes”, “Traviata” etj.
Bëri stazhin në operan e Sofjes dhe më pas kthehet në Shqipëri, ku filloi punën si solist i parë në operan e Tiranës. Shkoi në Romë dhe përfundoj me sukses kursin e jashtëzakonshëm të Akademisë “Santa Cecilia”.
Ka shënuar rekorde në interpretimin e disa roleve si te “Lulja e Kujtimit”, “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, etj. Ai u nda nga jeta në vitin 1994.
Disa nga rolet:
Kristo, “Lulja e Kujtimit”
Ivani, “Pranvera”
Halimi, ”Heroina”
Ajdin Muzaka, “Skënderbeu”
Nika, ”Përtej Mjegullës”
Përgjegjësi, “Brigada e Grave”
Babai, “Borana”
Gjeta, ”Mrika”
Doktori, ”Komisari”
Shahin Miluka,”Zgjimi”
Malësori, ”Vjosa”
Sokoli, ”Agimi”
Sharples, ”Madam Batërflaj”
Marceli, ”Boheme”
Zhermon, ”Traviata”
Rigoleto, “Rigoleto”
Zurga, ”Peshkatarët e Perlave”
Robiston, ”Jolanda”
Silvio, ”Paljacot”
Figaro, “Berberi i Seviljes”
Alfio, ”Kavaljeria Rustikana”
Prifti, “Maria Egjiptjane”
Papageno, “Flauti Magjik”
Please follow and like us: