Albspirit

Media/News/Publishing

Klodiana Shala: Shoqërisë i ka humbur sensi i reagimit dhe solidaritetit njerëzor

Sot ekranet e televizioneve ishin mbushur me politikë, shumë politikë dhe prapë politikë. Dakord, është fushatë zgjedhore dhe njerëzit presin të bëjnë ndryshimin politik në 25 prill. Por kam një konstatim dhe një pyetje. Sot, fare pak media folën për fatin e keq të Arjan Salës, rojës së qendrës tregtare, që shpëtoi 20 punëtorë të magazinës ku ra zjarr, por mbeti vetë brenda. Vetëm një ose dy media folën për dështimin total të shërbimit të zjarrfikësve, megjithëse merr miliona lekë nga taksat për të na u gjendur me shpejtësi pranë. Është një moment i dhimbshëm, jo vetëm sepse ka humbur një jetë dhe trupi akoma nuk është gjetur, por media, shoqëria jonë ka humbur ndjenjën e njerëzores. Gjithçka është bërë marketing, gjithçka ka dalë në pazar. Dhe pyetja që kam është: A është i mjaftueshëm rotacioni politik, kur shoqërisë i ka humbur sensi i reagimit dhe solidaritetit njerëzor?
Please follow and like us: