Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Kameleon…

 

Në ndihmë të votuesve

 

Është momenti që ta dredhësh,

Ditë zgjedhjesh po afron,

O njeri me shumë fytyra,

O palo kameleon!

 

Nise lojën me dy porta,

Ashtu siç ke bërë gjithmonë,

“Jepi” votë çdo kandidati,

Se nuk dihet kush fiton!

 

Shaj pas krahëve pushtetarët,

Bëji edhe më shumë pis,

Ndërsa kur i ke përballë,

Lëpiju pjesën nën kurriz!

 

Shaji me rradhë gjithë deputetët,

Thuaj se të kanë zhgënjyer!

Dhe pse ti për ata kurrizin,

Në karrige e ke kthyer!

 

Shaj ministrat dhe zëvendësat,

Shaji more, palo burrë,

Por kur kalonin ministrat,

Ti përuleshe si urë.

 

Dhe kur ke pranë pushtetarët,

Bëj atë që të ka hije,

Shaj ata të opozitës,

Shaji dhe me libër shtëpie!

 

Shaji siç e ke zanat,

Kokë e këmbë hipokrizi,

Vendos maskën në fytyrë,

Shaj pas krahëve, mburr në sy!

 

S’tu hoq maska nga fytyra,

Je zvaritur 30 vjet,

Askush nuk e ka kuptuar

Kë ke surrat të vërtetë!

 

As nuk skuqe, as u zverdhe,

Krejt pa nder e dinjitet

Herë i majtë e herë i djathtë,

Varet kush është në pushtet!

 

Ti i ke të gjitha teserat,

Dhe i djathtë, dhe socialist,

Sot vë yllin partizan,

Nesër kthehesh në ballist!

 

Sot bëhesh me Dashi Shehun,

Dje e quaje të dehur,

Vetëm teserën e PP-së,

Nuk e dimë ku e ke?!

 

Gjithë herët veç je shtirur,

Dhe nuk del dot prej gjirizit,

Nuk e di në e ke marrë,

Teserën e Myslim Murizit?!

 

Të shkoi jeta si aktor,

Nga ty turp ka edhe djalli,

Nuk e di në e ke marrë,

Teserën e zonjës Topalli?!

 

O njeri i neveritshëm,

Të është kthyer në zakon,

Duart që lëpije dje,

Sot ti kthehe i kafshon.

Please follow and like us: