Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Karapidou: Pranë farit

Sot shëtita pranë farit në liman.
Syrin e madh e hapte dhe mbyllte.
Si pirat i etur nga deti vështronte,
Sinjalet e anijeve heshtur i priste.
Unë buzëqesha nën dritën e tij,
Deti buzëqeshjen time mori mbi dallgë.
E lëkundte si një varkëz të humbur,
Deti lozte me buzëqeshjen time nën far.
Një gjysëm hëne ra përmbi det,
Buzëqeshjes time iu afrua ngadalë.
U bë lishars filloi ta lëkundte,
Ndjeu ëmbëlsi nën trupin e saj.
Një yll i zjarrtë u shkëput nga qielli,
Unë e pashë dhe u luta nën zë.
Shkoi u ul mbi gjysëm hënëzën lishars.
Fari syrin hapte mbyllte si pirat.
Unë buzëqesha dhe krahët hapa,
Këtë mrekulli ta kem veç për vehte.
Detin, farin pirat, yjet dhe hënën,
Dhe buzëqeshjen time që lundronte mbi gjysëm hënëzën varkëz të humbur.
Selanik, 3. 10. 2018.
Please follow and like us: