Tre meshtarët katolikë shqiptarë, Kurti, Gashi e Bisaku
Tre meshtarët katolikë shqiptarë, Dom Shtjefën Kurti, Dom Luigj Gashi dhe Dom Gjon Bisaku në 5 Maj 1930 dorëzuan në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë (sot OKB), Sekretarit të Përgjithshëm Eric Drummond Promemorien e shkruar fillimisht në frëngjisht, të cilën e kishin përgatitur në Kosovë më parë se të aratiseshin në Shqipëri.
Numri gjithnjë e në rritje i Figurave Shqiptare në Kosovë, për ndjenjat dhe veprimtarinë e tyre patriotike, për kundërshtimin ndaj shkombëtarizimit, kërcënoheshin nga serbët dhe eleminoheshin fizikisht. Prandaj tre Meshtarët Katolikë, Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bisaku, në Janar 1930 u larguan nga Kosova dhe erdhën në Shqipëri.
Me fakte e dëshmi ata denoncuan dhunën e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, mbi këto tema; mbrojtja e jetës, e lirisë, e të drejtës së pronës, e përdorimit të gjuhës shqipe, e shkollimit dhe e fesë për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
I Lumi Dom Shtjefën Kurti ka lindur në Pirzren në 24 Dhjetor 1898 në një Familje Patriote, të Pasur e të Shkolluar.
Shtjefën Kurti studioi në Innsbruck, Austri në Kolegjin Canisianum për të studiuar Filozofi e Teologji. Sudenti ekselent me njohuri të thella shkoi për të vazhduar dhe përfundoi studimet në Kolegjin dhe Universitetin prestigjoz “Propaganda Fide” në Romë, Itali.
…E akuzuan, e burgosën, i morën jetën një Kleriku të karrierës, kreun e Kishës Katolike Shqiptare, i cili ka kryer një sërë veprash madhore patriotike në shërbim të Popullit e Kombit të Tij, i arsimuar në universitetet më prestigjoze të Europës, ish personalitet e i njohur nga Diplomatë Europian të karieres.
Dom Shtjefën Kurti u arrestua në Tiranë në Tetor 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent i perëndimit. Lirohet nga burgu i Burrelit në vitin 1963 dhe arrestohet sërish në Gurrëz në Nëntor 1970 për spiunazh, sabotazh, dhe kryerjen në fshehtësi të riteve fetare.
Dom Shtjefën Kurti u dënua me vdekje nga prokurori Fuga u ekzekutua në 29 Shtator 1971, por mbetjet mortore nuk janë gjetur dhe nuk ka një vend prehje të denjë.
Histori krenarie e lavdie e Klerit Katolik, të cilët në çdo frymëmarrje, i jepnin jetë kulturës, fesë, Shqipërisë.
Please follow and like us: