Tel Aviv 1999: Hebrenjtë duke protestuar para ambasadës së Jugosllavisë, për masakrën e Reçakut
Në vitin 1999, dhjetëra hebrenj kishin dalë në protestë para ambasadës së Jugosllavisë së atëhershme, për masakrën e Reçakut e cila ishte kryer nga Serbia në Kosovë. Ata kërkonin drejtësi për shqiptarët e vrarë nga regjimi serb. Populli izraelit dhe shqiptarët kanë një lidhje të veçantë, pasi vite më parë hebrenjtë gjetën strehën e vetme tek shqiptarët, për të shpëtuar nga nazistët. Kështu ndër vite ata nuk e kanë harruar këtë mikpritje dhe sot e asaj dite kujtohet. Madje në vitin 1999 dhjetëra hebrenj kishin dalë në protestë në Tel Aviv, para ambasadës së Jugosllavisë, për masakrën e Reçakut të kryer nga serbët. Një foto që është publikuar në rrjetet sociale, shihen disa qytetarë duke mbajtur pankarta në duar, kundër Serbisë.