Albspirit

Media/News/Publishing

Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hamas

Prishtinë, 16 maj 2021 – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës e ka vlerësuar të drejtë reagimin e Izraelit pas sulmeve me raketa të kryera nga grupi miltant palestinez Hamas.

MPJ ka shprehur dhembje e pikëllim për viktimat e sulmeve nga të dyja palët dhe ka theksuar se Hamasi i po mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij.

MPJ u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të përmbahen, të ndërpresin dhunën dhe të kërkojnë zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Izraeli, sikurse  çdo shtet, e ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet  kundër 2.000 raketave të shkrepura ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili po i mban peng të luftës së tij civilët palestinezë. Ne shprehim pikëllim për të gjitha viktimat. Kërkojmë përmbajtje, ndërprerje të dhunës dhe bëjmë thirrje për zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e MPJ të Kosovës në Twitter.

Komiteti Amerikano-Hebraik: Faleminderit Kosovë për mbështetjen e Izraelit dhe dënimin e Hamasit!

Please follow and like us: