Albspirit

Media/News/Publishing

Linjë e re hekurudhore mes Greqisë e Shqipërisë

Kanë nisur procedurat për ndërtimin e një linje të re hekurudhore midis Greqisë dhe Shqipërisë, egjatë rreth 130 kilometra.

Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën e përzgjedhjes së kompanisë për vlerësimin dhe zbatimin e investimeve në projektin e titulluar “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradecit”.

Ky veprim është pjesë e projektit me shkurtesën “CB RAILWAY” (Hekurudha CB), i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë përmes një linje të re hekurudhore, Krystalopigi (ose Ieropigi) në Pogradec, me një gjatësia prej rreth 130 kilometrash.

Kompania ERGOSE synon të bëjë studimet e nevojshme dhe kryejë shërbimet për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore.

Presidenti dhe CEO i ERGOSE, Christos Vinis, tha se ky projekt ka për qëllim  lidhjen hekurudhore të Greqisë me Ballkanin dhe me Evropën.

“Ky është një hap tjetër, vendimtar, drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një ‘qendër’ rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajonin e gjerë”, ka thënë ai, citon Balkanweb.

Please follow and like us: