Shkurt, 1914/Bisedat e gjata dhe sekrete të Ismail bej Qemalit me Princ Vidin në Potsdam
Aurenc Bebja*, Francë.
“Le Journal” ka botuar, të mërkurën e 4 shkurtit 1914, në faqen n°4, një shkrim mbi takimet e Ismail bej Qemalit me Princ Vidin në Potsdam, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Situata në Shqipëri
Ismail Qemali tek Princ Vidi.
Berlin, 3 shkurt.
— Ish-guvernatori (udhëheqësi) i Shqipërisë, Ismail Qemal beu, ka qenë, për disa ditë, në Berlin, ku ka qëndruar në një hotel në Potsdam.
Ai është shoqëruar nga Eqrem bej Vlora, një shqiptar i shquar.
Çdo ditë, të dy kanë zhvilluar biseda të gjata me Princ Vidin në Potsdam.
Please follow and like us: