Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Muej Qershor 2021, kujtojmë…

PARIS  20 QERSHOR 1919, FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS: “SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”.  PËRGATIT NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M. SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR NË PARIS… U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI, KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR… KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT  ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË AS DET NGA TROJET TONA SHQIPTARE!

***

  • 24 Qershor 1879, asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956). U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat e Kishës kriminelëve Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira.
  • 13 Qershor 1913, Shkodra ishte e rrethueme… At Gjergj Fishta vendosë në kompanjelin e Kishës së Gjuhadolit Flamurin e Shqipnisë. Rinia e Shkodres këndon nder rruga e organizueme “Hymnin e Flamurit”…
  • 26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare. Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve…Vdiq me 16 Gusht 1993 e u vorros në Rrëmaji Shkoder.
  • Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar, i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u përgjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta”!
  • 25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.
  • 13 Qershor 1944, bekohet Kisha e Françeskane e Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.
  • 5 Qershor 1945 arrestohet i tradhtuem në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At Anton Harapi…
  • 15 Qershor 1945, At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj, me mujtë me i shpetue nga arrestimi…
  • 21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…U arrestue tri herë i pafaj.
  • 13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes organizue nga Mehmet Shehu vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit terrorist të Mirditës.
  • 20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.
  • 10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në 1951, perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.
  • 5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.
  • 13 Qershor 1967 arrestohet në Shkoder Alfons Radovani, pasojë e “Revolucionin Kultural”, dhe dënohet 10 vjet burg pse “beson në Zotin”.
  • 29 Qershor 1967 u mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.
  • 11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.
  • 9 Qershor 1973 Inaugurohet “Muzeu Ateist” në Shkoder: “I Vetmi në Botë”… Me porosi nga Komiteti Qendror i PPSh.
  • 7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka, Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).
  • 11 Qershor… Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder… (Kisha e Madhe). Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku si zakonisht me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder…
  • 8 Qershor 1991, Papa Gjon Pali II, refuzon viziten e terroristit PPSh Ramiz Alia në Vatikan.
  • 12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh… Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë… Loja e kthimit Partisë Komuniste në Parti Socialiste.., nga Ramiz Alia dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”…

Melbourne, 2 Qershor 2021.   

 

Please follow and like us: