Eksportet drejt Izraelit, ambasadori Canaj kryen takim online me Federatën e Dhomave të Tregtisë të Izraelit
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një webinar me Federatën e Dhomave të Tregtisë të Izraelit mbi Azhurnimet e fundit në Regjimin e Importit në Izrael.
Shqipëria synon forcimin e marrëdhënieve të biznesit me Federatën e Dhomës së Tregtisë Izraelite (FICC).
“Webinar interesant me Federatën e Dhomave të Tregtisë të Izraelit mbi Azhurnimet e fundit në Regjimin e Importit në Izrael. Shqipëria synon forcimin e marrëdhënieve të biznesit me Federatën e Dhomës së Tregtisë Izraelite (FICC). Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit së fundmi me Izraelin për shmangien e Taksimit të Dyfishtë ishte gjithashtu promovimi i bashkëpunimit ekonomik midis ndërmarrjeve midis vendeve tona”, shkruan në rrjetet sociale, ambasada e Shqipërisë në rrjetet sociale.