Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Nëpunësit shërbëtorë që shpallin “Qytetar Nderi”

 

Padyshim çdo kryetar bashkie që vjen në karriken e drejtuesit fillon dhe harton lista se kë do bëjë “Qytetar nderi” dhe kë “Krenaria e qytetit”. Nëse i hedh një sy listës së qytetarëve të nderit në këto 30 vjet do të shohësh plot emra të cilët edhe pse janë miratuar nga Këshillat Bashkiake në këto vitet e demokracisë  do të gjesh emra vërtet të nderuar si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Luan Starova, Esat Oktrova, Niko Nikolla  etj, por do të gjesh edhe emra arabësh që kanë sjellë ca thasë me miell, një grupi holandezësh që kanë sjellë një farë patatesh në Mokër, një gjerman që ka ndarë një makinë me rroba të përdorura në popull. Madje është paradoksale se emrat e Lasgush Poradecit dhe të Mitrush Kutelit janë miratuar pas arabëve dhe holandezëve…

Pse? Sepse sipas preferencave të tij këtë njerëz të shquar të qytetit propozohen nga njëshi i Bashkisë dhe ngrihen kartonat në Këshillin Bashkiak dhe çdo propozim miratohet sikur vendoset ndonjë ndihmë ekonomike për të vobektit. Në këtë qytet zëri intelektualëve dhe i njerëzve të shquar smuflohet dhe nuk iu merret mendimi. Këtu nuk ka një masë matëse që të përcaktojë kriteret se pse X do të shpallet qytetar nderi. Pushteti nuk ka oponencë nga asnjë forum intelektualësh apo nga Lidhja e Shkrimtarëve të rrethit. Ata nuk e duan racën e njerëzve të shquar të intelektualëve të mirëfilltë që mund t’iu japin një mendim të pjekur. Në vend të tyre po shfaqet një specie tjetër, ajo e nëpunësve shërbëtorë që nuk ngrenë probleme që “flasin të matur” që asnjëherë nuk thonë të vërtetën që edhe e mbajnë kollaron me ngjyrën e partisë dhe të shefit të tyre ku ata shërbejnë. Çdo kryetar Bashkie që ka hipur në karrike ka shpallur “Qytetar Nderi” njerëzit e tij sipas preferencave të tij pa asnjë kriter dhe pa asnjë njësi matëse. Nuk thuhet se nga kush vjen ky propozim dhe çfarë CV ka ky njeri, çfarë ka dhënë ky për qytetin X që t’i akordohet ky titull. Dhe natyrish abuzimi me këtë titulli t’i bjerë vlera dhe ata që e meritojnë nuk ndihen mirë kur barazohen me anonimë. Dhe natyrisht ndonëse ky pushtet lokal dhe kjo bashki nuk iu jep titullin personaliteteve të caktuar që e kanë merituar prej vitesh atë ia u ka dhënë populli dhe ky titull vlen shumë më tepër se ai që ta jep një pushtetar. Kështu një nga mjeshtrat e fotografisë shqiptare Misto Cici, fitues i çmimit “Ferrari” në Itali për një cikël fotosh artistike nga Pogradeci në vitin 1925 në Itali apo infermieri i talentuar Laqo Busho të cilit i është kushtuar një film artistik që nuk ka lënë shtëpi pa bërë injeksione. U kërkua me ngulm nga qytetarët që të bëheshin “Qytetarë Nderi”, por Bashkia i lau duart duke iu dhënë një certifikatë “Krenaria e Qytetit”. Apo le t’i ilustrojmë këto fakte me një shembull tjetër shumë domethënës. Gjatë Luftës së Parë Botërore në Pogradec është vendosur për dhjetë vjet një inxhinier francez Albert Gariku. Ai u dashurua marrëzisht me Pogradecin dhe ndërtoi një shtëpi të tijën në breg të liqenit dhe i hyri punës për një projekt të qytetit cilin e ka cilësuar “Pogradeci, Venecia e Ballkanit”. Alber Gariku projektoi dhe hapi dy rrugët kruesore të qytetit atë buzë liqenit dhe rrugët e tjetra që do të zbrisnin me pesë rrugë paralele drejt liqenit dhe qyteti do të ngrihej si amafiteatër në kodrat e qytetit nga godina një katëshe në breg dhe katet do të rriteshin të ndërtesave sipas distancës dhe i gjithë qyteti do të ngrihej si një amfiteatër. Projektoi dy lumenjtë e qytetit të thelloheshin dhe të lidheshin rrëzë kodrave të qytetit Lumi i Madh dhe lumit të Vërdovës dhe të bëheshin të lundrueshëm, ngritja e një teleferiku në kalanë e qytetit etj. Por ndonëse të gjithë flasin me respekt për inxhinierin francez Albert Garikun ky personalitet i cili për dekada punoi për këtë qytet jo vetëm nuk është shpallur “Qytetar Nderi”, por vetëm një  rrugë e humbur mban emrin e tij. Mjeku i shquar, dr. Mirosh Markaj, një personalitet i madh, i vetmi mjek që ka shërbyer nga Mokra në Gorë, shkrimtar, mjeku personal i Lasgush Poradecit është shpallur “Krenaria e Qytetit” Pse? A ka personalitet më të madh se dr. Mistua, i cili padyshim duhej të ishte” Qytetar Nderi” apo piktori i shquar Todi Mato. Dhe tani një fakt shumë domethenës: Pogradeci është mburrur me një orkestër famoze që shkodranët e pagëzuan “Bitëllsat e Pogradecit”. Diktatura i persekutoi, por dhe tani në demokraci heshtet për ata që tronditën mbarë vendim me virtuozitetin e tyre. Pse heshtet, a nuk e meritojnë vëllezrit Darova të jenë “Nderi i Qytetit”? Edhe në demokraci do të persekutohen  ata virtuozë? Opinioni dhe populli kur dëgjon se kë shpall administrata “Qytetar Nderi” përdor metrin e tij dhe respekton ata të vërtetët; edhe pse nuk ja u jep Bashkia titullin “Qytetar Nderi” atë ja u jep populli me respektin që ka për ata.
 

Please follow and like us: