Kur Vuçiç vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiç
Komandanti i ushtrisë serbe në Republika Srpska, Ratko Mlladiç, të cilit sot iu konfirmua burgimi i përjetshëm – nën akuzën për gjenocid, krim kundër njerëzimit, edhe konsiderohet si “legjendë” nga politikanë në Serbi.
E një prej tyre është edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte filmuar duke vendosur në ndërtesën e televizionit serb B92, pllakën me emrin e Ratko Mlladiçit.
Në këtë pllakë shkruante “Bulevardi Ratko Mlladiç”, duke u mburrur dhe konsideruar si figurë të rëndësishme në historinë e Serbisë, pavarësisht që e tërë bota ia kishte vënë nofkën e “Kasapit të Bosnjës”, duke kryer krime të tmerrshme mbi civilët në qytete të ndryshme të Bosnjës – përfshirë edhe Srebrenicën ku mijëra civilë u masakruan.
Pamjet e këtij momenti ishin filmuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, duke u bërë kryelajm i mediave botërore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, dy vite pasi ai ishte shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës.
Please follow and like us: