Vaid Hyzoti: E FSHEHTA
I ruheshim gjithkujt, u betuam në të fshehtën e bukur,
Për thesarin që të mbetej vetëm mes ne të dyve.
Ne sajuam një mors të ri, që hakerat mos ta gjenin kurrë,
Takoheshim në errësirë,
Kur qielli të mbyllte dhe dritaret e yjeve…
Por më kot-të gjithë e paskan ditur!
Më pyesin përse hutohem,
Duan të di ku e kam mendjen…
Dhe nënqeshin pa marrë asnjë përgjigje prej meje…
E ruanim të fshehtën, si dy re në errësirë qiejve,
Pa e ditur se kur mendojmë për njeri-tjetrin,
Padashur shkrepnim dritë rrufeje!
Please follow and like us: