Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Geront Çela, ‘nëndetsja bërthamore’ që ndizet një herë dhe s’fiket kurrë

Me rrënjë shumë të thella në historinë e Shqipërisë. Me degë shumë të gjata në familjet e mëdha shqiptare. Me themele të forta në nacionalizmin e këtij vendi. Me kontribut në mbijetesën e këtij kombi. Tungu i familjes nga vjen është një nga tungjet familjare të zanafillës së Vlorës, por i lidhur si zemra e njeriut me arterie dhe vena me tërë familjet e elitës intelektuale shqiptare. Familja Çela në Vlorë është një ndër familjet me të respektuara shqiptare. Ajo ka bërë krushqi me familjet që janë oxhak i këtij kombi. Me Hysebegasit, me Pipët e me shumë e shumë familje të tjera. Stërgjyshi i tij Jashar Bej Starova, një ndër figurat më patriotike në vitet 1890-1920. Tabani ku u rrit Geront Çela është një familje intelektuale inxhinierash nafte, mësuesish, doktorësh, deputetësh, fisnikësh e njerëz të besueshëm. Si një degë madhe dhe e gjatë e këtij lisi të madh familjar Geront Çelaj është sot biznesmen që renditet në dhjetshen më të fisme të biznesmenëve shqiptarë. Ai është një burrë shumë kreativ, me taban, besnik i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur, korrekt e i përpiktë, largpamës dhe i guximshëm. Kurajoz dhe di të zbulojë rrugë të pashkelura në biznes dhe në jetën e tij. Ai është një strumbullar që rrotullon shumë fije dhe di të vërë në punë shumë e shumë gjera në të njëjtën kohë. Ai ka krijuar perandorinë e tij dhe duket si një trashëgimtar i një dinastie që kanë pasë në dorë fatet e ekonomisë së një vendi. Punëson disa mijëra puntorë ka me qindra bashkëpuntorë, por dhe drejton shumë biznese që i ka krujuar nga hiçi. Është një prej pesë taksapaguesve më të mëdhenj dhe më korrektë shqiptarë. Të gjithë partnerët apo të tretët në bizneset e tij habiten nga saktësia dhe korrektësia e tij. Një financier i lindur që do ta kishte zili çdo bankë dhe çdo koncorsium. I papërballueshëm në konkurencë dhe në diskutimet për të mësuar të renë më të fundit në bizneset e tij. Në perandonë e tij gjen gjithçka. Ai ka krijuar një ambient të tillë që nëse ke vendosur të marrësh një shtëpi të re, apo të ndryshosh shtëpinë, të hysh në showroom-in e tyre dhe të dalësh prej andej pas shumë orësh me të gjitha gati. Të duhen ustallarët për të montuar paisjet aty i ke nga më
të specializuarit.
Kjo është pasaporta e kompaninë “Brunes”, kompania shqiptare e Geront Çelës, i cili po shkon drejt dekadës së tretë nga dita e krijimit të firmës së tij. Në showroom të kompanisë në autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore është e pamundur t’i numërosh njerëzit që e vizitojnë çdo ditë dhe numri i klientëve shufishohet nga viti në vit.
Geront Çela, themeluesi i kompanisë thotë me të drejtë se në radhë të parë falenderon klientët e tij. Ata që në 25 vjet, u bënë bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por edhe stafi. Pronari i kompanisë thotë se ka zgjedhur njerëzit e duhur që puna e madhe që bëhet brenda kompanisë, të përçohet në të gjitha anët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Klientët furnitorët, menaxherët, biznesmenët, politikanë e gazetarët janë dhe miqtë e radhës së parë. Dhe të gjithë janë të befasuar nga funksionaliteti jo vetëm për ambientet e zgjeruara, për produktet e shumëfishuara, por edhe për lehtësirat e krijuara për gjithë klientët.
I kemi hyrë detit në këmbë”, sqaron Geront Çela shumë vite më parë teksa nisi eksportin e paisjeve hidrosanitare nga vende të ndryshe, të markave më të mira, drejt Shqipërisë. Tani, nuk duket ashtu. Kompania është rritur shumë falë punës dhe vullnetit dhe ideve të drejtuesve të saj. Që prej vitit 1994, “Brunes” ofron çdo mundësi për konceptimin e hapsirës tuaj, duke vënë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh dhe duke qenë sa më afër jush me ekspozitat tona në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë e Lezhë. Një shumllojshmëri e cila në mënyrë harmonike ndërthuret në ngjyra, stile, cilësi të pakrahueshme, të shprehura në markat më prestigjoze të tregjeve botërore. Brunes nuk është thjesht importues, ajo importon ndjesi, stil, kulture dhe cilësi perëndimore. Dhe kjo frymë… ka mbizotëruar dhe mbizotëron tregun shqiptar. Geront Çela është president dhe themelues i ‘Dekoll ‘Sh.p.k . Geront-thotë se ‘Dekoll’ sh.p.k është një kompani e re e ndërtuar së fundëmi, aktiviteti i së cilës konsiston në prodhimin e materialeve të ndërtimit si: koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushese, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi.
Kjo është fabrika më moderne në Ballkan në saj të teknologjisë së fundit italiane të prodhimit.
‘Dekoll’ sh.p.k është një investim i Brunes sh.p.k, kompania distributore më e madhe dhe më prestigjioze e pllakave dhe mobiljeve gativjet përvojë në tregun shqiptar… Ndërsa “Pinto” është fabrika më moderne në prodhimin e bojrave, e ideuar për të rritur standartin e cilësisë në ndërtim, duke kombinuar teknologjinë inovative, cilësinë e produktit dhe rofesionalizmin. Në këtë mënyrë ne përmiresojmë stilin e jetesës duke garantuar lyerje të sigurta, komode dhe afatgjata. Vizioni jonë është të rritemi duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore, miqësore ndaj mjedisit që përmirësojnë jetesën e konsumatorëve tanë duke u plotësuar atyre çdo nevojë.
‘Brunes’ ka punuar me të ritëm edhe tani në kohën e pandemisë falë punës së Geront Çelës këti perandori fjalë pakë, që ngjan si ajo rezerva e madhe e arit të zi me mijëra metra nënë tokë që babai i tij e zbulonte dhe e kthente në ar të bardhë për Shqipërinë. Ai ngjan si ajo ‘nëndetsja termobërthamore’ që motorri i saj ndizet dhe s’fiket asnjëherë.
Please follow and like us: