Albspirit

Media/News/Publishing

Xhelozi priftërore/Sulmohen me acid 6 shërbyes dhe një roje i Perëndisë, pritet reagimi i konspiracionistëve

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një manastir në Greqi pasditen e së mërkurës.

Mediat raportojnë se një prift ka sulmuar me acid gjashtë priftërinj të tjerë dhe rojën e Manastiririt Petraki.

Bëhet me dije se në momentin që ndodhi sulmi ishte duke u mbajtur një gjykim sinodal ndaj një prifti. Ndërsa jepej verdikti ai mori një shishe me acid dhe sulmoi të pranishmit.

Në manastir u krijua një situatë kaotike dhe shqetësuese, por prifti sulmues nuk arriti që të largohej. Ai u vu në pranga nga autoritetet ndërsa të lënduarit janë duke marrë kujdes shëndetësor në spital.

Të lënduarit kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa dy prej tyre kanë plagë serioze në fytyrë. Ngjarja i ka kapur në befasi si konsipraconistët e shkarë ashtu edhe menderatonistët, që do të reagojnë për këtë ngjarje të rëndë.

Please follow and like us: