Altin Sh. Kajtazi: HITHRAT
Hithrat gjelbëruan afër gardhit
gulç më bënë era e tyre
dua t’i këpus, t’i regj këto duar
mund t’mi prekesh, shej s’do t’lesh
e me kujtime veç gjurmë fjongo le!
Atje tej, dua t’thahet krejt kjo bimë
që lulëzoj aq bukur n’ketë luginë
e them troç, nuk e këpus dot më
se zjarr brenda ka si një grua
po si zjarri që shpërfaq një poet!
Ngjyrë fjalësh nuk dua t’jem
t’bardhën n’shpirt e kam
e gjelbëra natyrshëm rri n’stinë
po si e verdha që e ruan hirin e vashës
Si sot, si dje, n’çast si gumëzhin
e kuqja zhveshur gjithë rri
si n’shpirt, si n’andërr
për mua s’ka tjetër, veç kjo bimë!
26.VI.2021.
Please follow and like us: