Albspirit

Media/News/Publishing

+16/Studenti dënohet me 100 goditje kamxhiku për marrëdhënie jashtëmartesore

Gjykata Penale e Teheranit ka dënuar një student me 100 goditje kamxhiku, mes ndëshkimeve të tjera, për faktin se ka patur një marrëdhënie jashtëmartesore.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna, ky person është identifikuar si Arman. Raporti thotë se dënimi i tij me 100 goditje dhe 1 vit dëbim nga Teherani është konfirmuar nga Gjykata Supreme. Një vajzë 18-vjeçare me emrin Elaheh kishte bërë kallëzim kundër Armanit për abuzim seksual. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi vërtetësinë e ankesës së Elaheh dhe Arman u arrestua.

Përdorimi i ndëshkimeve poshtëruese dhe torturës në Iran

Regjimi iranian është një nga shtetet e pakta që vazhdon të përdorë ndëshkime poshtëruese, ndonëse të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike e kanë ndaluar përdorimin e ndëshkimeve çnjerëzore si ekzekutimi dhe rrahja me kamxhik.

Rrahja me kamxhik jepet rregullisht nga regjimi kundër kundërshtarëve politikë, si protestuesit, dhe disidentët.

Mbi 100 “shkelje” janë të ndëshkueshme me kamxhik sipas ligjit iranian. Këto shkelje përfshijnë vjedhjen, sulmin, vandalizmin, shpifjen, marrëdhëniet jashtëmartesore, dhe mashtrimin. Ato mbulojnë edhe akte që nuk duhet të kriminalizohen, si tradhëtia bashkëshortore, marrëdhëniet indime midis burrave dhe grave të pamartuara, “shkeljet e moralit publik” dhe marrëdhëniet seksuale mes sekseve të njëjta me pëlqimin e të dy personave.

Please follow and like us: