Albspirit

Media/News/Publishing

FMSHE/Konferenca e IX-të ndërkombëtare mjekësore në Bruksel

Më datat 24-26 Qeshor 2021 u mbajt me sukses Konferenca e IX-të ndërkombëtare mjekësore në Bruksel (36 Kredite), organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë me mbështetje nga IDEAL e.V dhe në bashkëpunim me Mission of the Republic of Albania to the European Union. Krijimi i urave të bashkëpunimit me drejtuesin për ballkanin perëndimor Z. Andrew William ishte në fokus të delegacionit të mjekëve të Federatës, me qëllim jo vetëm tejkalimin e pandemisë përmes dërgesës së radhës të vaksinave nga EU, por afatgjatë për përshpejtimin e europianizimit e sistemit shëndetsor shqiptar dhe Intergrimin e afërt në EU.
Konferenca e parë LIVE e mjekëve, pas vitit pandemik, shënoi një event të shkëlqyer të shkëmbimit profesional dhe shkencor për përfaqësuesit e Federatës nga mbarë Europa. Vizita e Federatës në ambasadën shqiptare në Bruksel mundësoi inicimin e rrugëve zyrtare për kontributin e mjekëve përmes përfaqësuesëve të Republikës e Shqipërisë dhe Kosovës. Falenderojmë për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e nisur:
1-SH. S. Znj. Suela Janina- Ambasador e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë
2- SH. T. Z. Astrit Zemaj- Ambasador i Republikës së Kosovës në Belgjikë
3-SH.T. Z. Visho Ajazi-Ambasador i NATO i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë
4-SH. S. Znj.Anduena Stephan-Konsulle e Nderit në NRW-Gjermani
Delegacioni i Federatës pati nderin dhe kënaqësine të mirëpritej në kryeqytetin e Europës nga Piktori me renome nderkombëtare Z. Robert Aliaj dhe nga Z. Ahmet Gjana, në cilësinë e ish-Eurodeputeti/ Nënkryetar i një Bashkie në Bruksel dhe Presidentit të shoqatës Vatra. EURO-Meeting në Bruksel pati një vlerë të shtuar përmes Nënkryetares së Fondit për Zhvillimin e Diasporës Znj. Anila Hyka-Smørgrav dhe Znj. Anila Börger nga MIMI-Projekt Gjermani.
Falenderojmë për angazhimin e devotshëm Delegacionin të Federatës për përfaqësimin ekselent në konferencën internacionale në Bruksel dhe në Parlamentin europian:
1-Dr. Skënder Brataj- Drejtor I Urgjencës kombtare në Shqipëri
2-Prof. Dr. Kita Sallabanda- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Spanjë
3-Znj.Ornela Ademi-Kontrolluese shkencore prane EMA (European Medicines Agency)-Hollandë/Norvegji
4-Dr. Adrian Fandi- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Angli
5-Dr.Gazmend Berisha- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Norvegji
5-Dr. Valbona Selimaj-Kontoni- Përfaqësuese e Federatës për Mjekët shqiptarë në Belgjikë
6-Dr. Rubena Maci- Përfaqësuese e Federatës për Mjekët shqiptarë në Itali
7- Dr. Gani Zeka- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Poloni
8- Dr. Alba Proko Stasa dhe Dr. Eduart Troka- Përfaqësues i Federatës për Mjekët shqiptarë në Gjermani
9-Dr. Arber Morina dhe Dr. Albulena Gërguri-Përfaqësues të Federatës për Mjekët shqiptarë në Kosovë
10- Dr. Vjola Halili- Përfaqësuese të Federatës për Mjekët shqiptarë në Shqipëri
Falenderojmë gjithë Mjekët e Federatës qe ishin të pranishëm dhe pjesëmarresit e takimit!
Dr.med. Aurora Dollenberg-Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë
Znj. Eljona Istrefi dhe Znj. Florenca Spahiu-Bordi organizativ i Federatës
Moderator: Z. Hajriz Mamaj
Grupi xhirues dhe intervistues: Brunilda Cami, Metlind Kepi, Marigona Kuqi dhe Raif Selimi
Me përshëndetje të përzemërta kolegiale,
Stafi i AMFE
AMFE: “We make Medicine”
Please follow and like us: