Odise Kote: E PASHË NË ËNDËRR…
E pashë në ëndërr babain që ecte,
ecja s’mund të fshihet si diçka kalimtare.
I kthyer dritëz a mjegull, ishte babai që ecte,
kjo ëndêrr s’është si të tjerat gënjeshtare.
E pashë në ëndërr babain qē ecte,
mbi male të shenjtë Ballkani ecte.
Mbi supe hollake resh a lotë shirash,
s’ka rëndësi në frynte shtrëngatë,
e binte borë përmbi dete.
E pashë në ëndërr babain që ecte,
ecja s’mund të fshihet si diçka kalimtare…
Please follow and like us: