Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: VIRUSI  PYET, PO KET A E DINI KUJT I THONI ‘PORTOFOL’?

 

 

 

Po kur nuk e dini kujt i thonë portofol pse nuk pyetni kryeministrin?!

I pari që e vuni “portofolin” në lëvizje me rrota drejt rrugës së Ulqinit në drejtim të “bankave europiane” ishte Presidenti terrorist Ramiz Alia…

Pak ditë mbasi deklaroi “edhe bar do hajmë po, parimet nuk i shkelim”!

Edhe e mbajti fjalen… Në saje të “lidhjeve të vjetra”, besoj ju kujtohet!?

Se ku i shkarkuen “portofolat” besoj, se pak kush e di… Ashtusi nuk din pak kush se, “ku, u shkarkuene portofolat edhe nga Lindja e Mesme…”.

Mbas 1992 ky lloj “portofoli” hyni në perdorim nga shumë kryeministra e qeveritarë të “Shqipërisë”, kur udhtonin në Lindje dhe Perëndim. Duhej per perdorim xhepi… Kryesisht per qetsues nga lodhja e teprueme nëper shtete ku miqësia e vjeter duhej trashue… E sidomos, në Lindje, ku ishin edhe “vëllezërit e gjakut” të asaj kohës “moderne” të para vitit 1900…

Në Shkoder perdorej një shprehje: “Kjoftë per atëherë”, ndonse, askujt nuk i shkonte mendja se me trashjen e “miqësisë” rritet edhe “portofoli”!

Po, sigurisht, edhe “portofoli” tue u mbushë me janxhë fryhet si lopa… Po, i asht gjetë dermani nga kryeministrat tanë me shkolla mos me plasë! Tashti, ata i fusin do barishte të tjera që kur fryhen fort i venë në gjum…

Ndoshta, kjo asht edhe arsyeja që tashti perdoren këta “portofola”!

Lexova në shtyp dhe mu ba qejfi: “Shqipëria zë vendin e parë”… Nuk mu dha me e lexue deri në fund po, ishte fjala per “n’ Europë.” Nuk ka aspak randsi per shka?! Mjafton që e “zuni një vend të parë” ! E randësishme per shqiptarët asht se, “nuk asht vend fukaralleku”! Këte e vertetojnë jo vetem veturat e qeveritarëve tanë po, edhe “portofolat e tire” të mbushun plot e përplot me të gjitha mjetet kriminale per “rilindjen komuniste”…

Kam pershtypjen se shtetet “fqinjë” nuk i shohin këto pislleqe, mbasi dhe Stambollit “nuk i ndihet zani”… Këte dishronte dikur Sulltan Mehmeti II, kur pat rrethue Shkodren… “Që mos të mbesin gjallë asnjë shkodran”!

Gjurmët kriminale t’ “rilindjes” sot janë aktuale në Shqipni! Ma në fund: “Ajo deshirë shekullore, po realizohet me krimin e organizuem vrastar të “rilindjes komuniste” barbare që, po zhdukë edhe të gjithë shqiptarët”!

Ky asht mallkimi që ka parashikue Nanë Tereza në 1967 në Rinas, Tiranë!

Melbourne, 3 Korrik 2021.                               

Please follow and like us: