Albspirit

Media/News/Publishing

Eksperti i OKB bën thirrje për hetim mbi masakrën e vitit 1988 në Iran dhe mbi rolin e Raisit

Disa ditë pas farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian, janë shumëfishuar thirrjet për t’i kërkuar llogari presidentit të ri të mullahëve, Ebrahim Raisi, për përfshirjen e tij në dhunime të të drejtave njerëzore. Këto thirrje kanë arritur në një nivel të ri me thirrjen e Z. Javaid Rahman, Raportuesit Special të OKB për të Drejtat e Njeriut në Iran, për një hetim ndërkombëtar mbi masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë dhe mbi rolin e Raisi-t në këtë krim kundër njerëzimit.

Sipas Reuters, “Hulumtuesi i OKB për të drejtat njerëzore në Iran ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi ekzekutimet e dyshuara, të urdhëruara nga shteti, ndaj mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën,” si dhe mbi rolin e luajtur nga “Ebrahim Raisi si zëvendës prokuror i Teheranit.”

“Javaid Rahman, në një intervistë me Reuters të hënën, tha se gjatë viteve, zyra e tij ka mbledhur dëshmi e prova. Është e gatshme t’i tregojë ato nëse Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut apo një organ tjetër do të organizojë një hetim të pavarur,” lexon raporti i Reuters.

Duke i kërkuar Raisi-t që ta hetojë masakrën, Z. Rahman nënvizoi që “do të kemi një shqetësim serioz për këtë president dhe për rolin, rolin e raportuar, që ai ka luajtur historikisht në këto ekzekutime.”

“I kemi bërë komunikime Republikës Islamike të Iranit pasi jemi të shqetësuar se ka sërish një politikë për t’i shkatërruar varret ose që mund të ketë veprimtari për shkatërrimin e provave të varreve masive,” thotë Javid Rahman, sipas Reuters.

Raisi i ka vazhduar dhunimet e të drejtave njerëzore edhe gjatë kohës së tij si kryegjyqtar i regjimit. Në intervistën e parë pas farsës së zgjedhjeve, Raisi e mbrojti historinë e tij të errët të shkeljeve të të drejtave njerëzore.

“Nëse një gjykatës, një prokuror, ka mbrojtur sigurinë e popullit, ai duhet të vlerësohet … Jam krenar që kam mbrojtur të drejtat e njeriut në çdo pozicion që kam mbajtur deri tani,” tha ai.

Në shtator, Z. Rahman dhe gjashtë ekspertë të tjerë të OKB publikuan një letër që ia kishin dërguar më përpara regjimit iranian në vitin 2020, ku theksohej se masakra e 1988-ës “mund të përbëjë krim kundër njerëzimit.”

Në verën e 1988-ës, regjimi iranian ekzekutoi pa procedura dhe në mënyrë jashtë-gjyqësore dhjetëra mijëra të burgosur politikë që mbaheshin nëpër burgje në mbarë Iranin. Kjo masakër u krye bazuar në një fatwa të lëshuar nga Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini.

Raisi luajti një rol kyç në masakrën e 1988-ës si një nga anëtarët e të ashtu-quajturit “komision i vdekjes” që ishte përgjegjës për vendosjen e fatit të të burgosurve. Shumica e viktimave të masakrës së 1988-ës ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Regjimi iranian nuk ka ndërmend ta hetojë masakrën e 1988-ës, duke qenë se ka caktuar Raisi-n si president të ri. T’i kërkosh regjimit ta hetojë atë masakër është si t’i kërkosh një arsonisti që të shuajë zjarrin që ka ndezur vetë. Kohët e fundit, regjimi po shkatërron varret masive të viktimave të 1988-ës.

Përpara Z. Rahman, edhe Amnesty International e ka nxitur komunitetin ndërkombëtar që ta hetojë rolin e Raisit në masakrën e 1988-ës.

“Fakti që Ebrahim Raisi është ngritur në postin e presidentit në vend që të hetohet për krimet e vrasjes, zhdukjes me forcë dhe torturës kundër njerëzimit, na kujton edhe një herë se pandëshkueshmëria ka pushtet absolut në Iran”, ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International Agnès Callamard në një deklaratë më 19 qershor.

Siç e ka thënë me kohë rezistenca iraniane, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë sistematike të regjimit duke hetuar dhunimet e të drejtave njerëzore në Iran, kryesisht masakrën e 1988-ës.

“Pandëshkueshmëria e Khamenei-t dhe zyrtarëve të tjerë të regjimit duhet të marrë fund. Khamenei dhe Raisi, si dhe shumë zyrtarë të tjerë të këtij regjimi kanë qenë të gjithë të përfshirë në masakrën ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën. Ata duhet të përballen me drejtësinë për krime kundër njerëzimit,” ka shkruar në Twitter Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, më 26 qershor 2021.

Gholamhossein Mohseni Ejei, shefi i ri i gjyqësorit në Iran

Irani i Lirë 2021: Zgjedhjet e Iranit tregojnë mungesë të llogaridhënies, kjo kërkon veprim ndërkombëtar

Irani i lirë 2021: Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë thirrjen e njerëzve për ndryshimin e regjimit

Please follow and like us: