Shahisti Dejvi Çani renditet në vend të dytë në shkallë kombëtare
Pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar për të Rinj 2021, i cili u zhvillua me gara të ndara sipas grupmoshave G10- U8-U10-U12-U14-U16-U18 dhe me pjesëmarrjen e 60 shahistëve të rinj, nga i gjithë vendi, për U-16 në vendin e dytë u rendit Dejvi Çani, pjesë e rrethit të shahut pranë Qendrës Kulturore për Fëmijë “Fato Berberi”. Dejvi përfaqësoi edhe ngjyrat e ekipit të “Luftëtarit” në këtë sport, i cili ka krijuar traditë ndër vite.
Please follow and like us: