Gratë e burgosura rrihen nga rojat e sigurisë për protestimet e tyre
Ka patur përplasje midis grave të burgosura dhe autoriteteve të burgut dje në Burgun Qendror të Urmia-së në Iranin veri-perëndimor. Të burgosurat protestuan kundër transferimit të njërës prej tyre në seksionin e sigurisë së lartë.
Sipas raportit nga Organizata Hengaw, një burim i informuar ka thënë se të burgosurat kanë thyer dyert dhe dritaret e burgut. Rojat e sigurisë së burgut i kanë sulmuar të burgosurat dhe i kanë rrahur rëndë ato.
Të burgosurat kishin kërkuar rikthimin e ArezouRouhinejad në seksionin publik. Ajo ishte transferuar në seksionin e sigurisë së lartë gjashtë ditë më parë, kur të burgosurat kishin festuar pas anulimit të dënimit me vdekje për njërën prej tyre.
Burimi thotë se Arezou-në e kanë kthyer në seksionin publik pas gjashtë ditësh.