Albspirit

Media/News/Publishing

LA STAMPA 1940, /TELEGRAMI I ERNEST KOLIQIT DREJTUAR KONTIT CIANO

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2021

 

“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 30 marsit 1940, në ballinë, telegramin e Ernest Koliqit dërguar asokohe Kontit Ciano, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Një telegram për Kontin Ciano nga Ministri Koliqi

 

Romë, 29 mars.

 

Ministri i Arsimit Publik shqiptar Koliqi, duke përfunduar udhëtimin e tij në Itali me 250 studentë shqiptarë, i ka dërguar Kontit Ciano telegramin në vijim:

 Duke u kthyer në Shqipëri, ne mbajmë një kujtim të përjetshëm të fjalëve tuaja, të cilat janë një ogur i sigurt për të ardhmen e dy vendeve tona. Ju lutemi, Shkëlqesi, t’i transmetoni Duçes përkushtimin tonë të pandryshueshëm dhe besnikërinë ‘schipetara’, të gjallëruar nga bashkësia e frytshme me Rininë (fashiste) Italiane – Ministri Koliqi”.

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/la-stampa-1940-telegrami-i-ernest-koliqit-drejtuar-kontit-ciano/

Please follow and like us: