Ndahet nga jeta aktori i njohur i Holivudit, William Smith
Aktori i famshëm William Smith ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeç. Smith vdiq të hënën në Spitalin në Woodland Hills, California, ndërsa lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, raportojnë mediat e huaja.
Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kohë kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore.
Gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes dhe i arteve marciale. Smith ka luajtur në shumë role, ku ndër më të suksesshmit ishin ato të, Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Haëaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.
Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, ai u fut në sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.
William ishte i martuar me bashkëshorten, Joanne Cervelli Smith prej 31 vitesh, me të cilën ka dy fëmijë, William E. Smith III dhe Sherri Ane Cervelli.