Brazili e kërkonte për drogë, veleshtari Vinca kapet në Qafë Thanë
39-vjeçari F.V., banues në fshatin Veleshte të Strugës është arrestuar në Qafë Thanë më qëllim ekstradimi drejt Brazilit. Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për 39-vjeçarin për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Sakaq Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.
Qafë Thanë/Informacion
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Brazilit, 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut.
Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Brazilit.