Albspirit

Media/News/Publishing

Lediana Fratari: Shuhet poeti Uran Kostreci!

Më trishtoi shumë lajmi i ndarjes nga jeta të simbolit të antikomunizmit, Uran Kostreci.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të gjithë të afërmit, miqtë dhe gjithë të përndjekurit politikë të cilët shihnin tek ai simbolin e forcës dhe vazhdimësisë.
Uran Kostreci, historian dhe poet, ishte shembull rezistence dhe mbijetese përgjatë 20 viteve që kaloi në burgjet politike.
Ai iku fizikisht për të lënë pas një boshllëk të madh në mesin e të gjithë atyre që e njohën!
“Na shpëtoi sëpari Zoti po dhe urrejtja e madhe qe kishim për komunizmin. Këto ndjenja të forta na mbajtën gjallë”, – thoshte ai. Fatkeqësisht përgjatë këtyre 30 viteve tranzicion ai, si dhe shumë të përndjekur të tjerë politikë nuk arritën kurrë të shohin dhe të jetojnë në një Shqipëri vërtet domkratike.
‘Epopeja e Karkalecave’ të cilën ai e shkroi në copa gazetash që i mblidhte kur e çonin në birucat e burgut të Burrelit, është sot më koherente se kurrë.
Sot ne humbëm një njeri të madh, që nuk do i rikthehet më Shqipërisë, një person të denjë për të përfaqësuar vlerat e këtij kombi. Sepse mbas tri dekadash për fat të keq ne akoma përfaqësohemi nga persona që personifikojnë vetëm antivlerat, injorancën, korrupsionin dhe vijnë nga lidhje direkte me sistemin komunist të asaj kohe.
Brezave të tërë iu shua rinia në burgjet dhe kampet e internimit të një prej regjimeve më gjakatare në botë dhe vitet e tyre të mbetura nuk patën mundësi t’i jetojnë në një vend vërtet demokratik.
Për këtë të gjithë ne jemi përgjegjës që nuk arrijmë dot akoma të bëjmë zgjedhjet e duhura për të ardhmen tonë dhe për brezat që do vijnë.
Elez Biberaj duke intervistuar poetin Uran Kostreci.
Please follow and like us: