Nezha, Xhelili dhe Londo/ Teatri Çajupi vjen së shpejti me një komedi erotike
LAURA NEZHA DHE MEHMET XHELILI SË SHPEJTI VIJNË SHPËRTHYES NË TEATRIN SHËTITËS ME NJË KOMEDI EROTIKE, NËN DREJTIMIN E KIÇO LONDOS.
Komedia erotike “Duke edukuar Ritën” do ngjitet në skenën e Teatrit Veror të Universitetit të Arteve nga Teatri Shëtitës Çajupi , në fundin e muajit Korrik 2021. Vepra teatrore e vlerësuar me çmim e Willy Russell, e cila ka qënë një sukses botëror në teatër, por edhe në adaptimin e tij në film, e nominuar për çmimin Oskar, merr jetë në skenën e Teatrit Shëtitës në një performance moderne nga Kiço Londo. Mehmet Xhelili luan dhe drejton Laura Nezhën, e cila zgjedh atë si mësuesin që do të ndryshojë jetën e saj përgjithmonë!
Një dashuri “e papërshtashme”, me humor dhe kthesa vjen për të tronditur botën tonë teatrale dhe për të na kujtuar se nuk është kurrë vonë dhe gjithçka është e mundur, kur ndjekim atë që mbron zemrat dhe ëndrrat tona! Një punë thellësisht shoqërore dhe politike që adreson me hollësi tekstet e gabuara dhe shqetësimet për shoqërinë dhe arsimin që karakterizojnë epokën që ne vazhdojmë të jetojmë edhe sot: padrejtësia e klasës, pamjaftueshmëria e sistemit arsimor që nuk promovon të menduarit kritik, procesin e brendshëm të domosdoshëm të vetë-përmirësimit për individin dhe të mirës së përgjithshme!
Ndryshimi dhe transformimi që të gjithë duam, por pakkush e arrin atë, ndodh para syve të spektatorëve përmes ndërveprimit të dy personazheve, të cilët në fund të veprës nuk do të jenë kurrë më të njëjtët!
Please follow and like us: