Ndahet nga jeta publicisti dhe poeti shqiptar
Gazetari i mirënjohur shqiptar dhe shumë i dashur për fëmijët, Mustafa Spahiu ka ndërruar jetë.
Spahiu, që në trevat shqiptare njihej si drejtuesi i emisionit të fëmijëve “Lule më lule”, që transmetohej në Radio Shkupin, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Krahas gazetarisë, ai ka qenë edhe poet ku ka marrë shumë çmime letrare e mirënjohje nga shumë institucione brenda dhe jashtë Maqedonisë.
Ai përktheu mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja.
Please follow and like us: