Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmi ndaj ambasadorit Soreca, distancohen aktivistët e Aleancës për Teatrin

Denoncimi i artikuluar ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca del që nuk është depozituar zyrtarisht në SPAK. Faqja “Ne jemi Teatri” është distancuar publikisht nga akuzat dhe sulmet ndaj diplomatiti të BE-së, duke shtuar mes të tjerash se kjo Aleancë prej kohësh nuk funksionon më. Si një reflektim pas deklaratës së BE-së që i doli në mbrojtje Sorecës, “Ne jemi Teatri” thekson se sulmet dhe akuzat e bëra në drejtim të tij është një lëvizje për interesa personale.

“Meqë emri i Aleancës shkoi deri te goja e zëdhënësit të BE, është mirë që publiku të sqarohet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si grupim bazik qytetar i ngritur dhe themeluar nga artistë kurajozë, qytetarë të lirë, intelektualë e figura të larta të mendjes e kulturës, me eksponentë të subjekteve politike opozitare nga një spektër i gjerë, kjo Aleancë nuk funksionon më prej muajsh si e tillë.

Natyrshëm që pas shembjes që godinës, që e ruante njëfarë kohezioni, grupime të ndryshme vendosën me vullnet të lirë që të ndiqnin rrugëtime të ndryshme për vazhdimësinë e kauzës. Çdo akt dhe aksion, formal dhe informal, që kryhet duke përdorur logon e Aleancës, përfaqëson vullnetin e aktivistëve nominalë, që veprojnë në të drejtën e tyre, por jo të Aleancës.

E bëjmë këtë sqarim, meqë emri i Aleancës është anatemuar si një lëvizje e përdorur politikisht. Ky ka qenë dhe vullneti i përbashkët, që për veprime pa konsesus të gjerë, gjithsecili të veprojë në emër të vetes dhe grupimit por jo në emër të Aleancës. Ne e kemi e respektuar këtë angazhim, ndërkohë që aktivistë të tjerë vazhdojnë të flasin në emër të Aleancës.

Të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për kauzën e Teatrit, janë aktivistë të kësaj Aleance të gjerë, në rradhë të parë morale, për të përbashkëtën, por Aleancën nuk mund ta futësh në xhep e ta tundësh kudo ku shkon, sepse minimalisht është fyerje ndaj kontribuesve, zërave të dhjetëra qytetarëve aktivistë të angazhuar në këtë kauzë dhe mijëra qytetarëve që e kanë mbështetur atë në shesh ose në distancë”, thuhet në deklaratë.

Please follow and like us: