Dhëndrri mallkastriot Becheti nis ‘luftën’ me Ramën në mes të Romës: Luftova kundër persekucionit politik
“Unë fitova”, biznesmeni italian Francesco Becchetti ka hapur një “sajt” online të quajtur “parlo io”, në shqip “flas unë” ku shkruan për gjyqin ndaj Shqipërisë.
Becchetti fitoren e gjyqit ndaj Shqiperise, në shifrën prej 140 milionë euro e ka shpallur fitoren në mes të Romës në Itali, por kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do ti japim as një “kokërr leku”.
Posteri për reklamën e këtij web-i online, është vendosur në Piazza di Spagna në Romë. “Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova”, shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet vetë Becchetti.
Please follow and like us: