Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: In memoriam, Ali Podrimja!

Fliste shumë për vdekjen, por nuk i friksohej asaj. Kur e prekte ndonjë grip, apo kur ndjente ndonjë dhimbje të zakonshme njerëzore më thoshte: “Po vdes, po shkoj te Lumi”, gjithmonë kështu deri në vdekjen e Azem Shkrelit, pastaj thoshte: “Po shkoj te Azemi”.
Nëntë vite nga kalimi në Amëshim i Podrimjes.
Më mungon shumë “në tërë këtë kohë të vdekur”.
UNË NUK JAM AI
Ai pranë dritares
nuk jam unë
është jot ëmë
që të kërkon në turmë
ai në fund të dhomës së errët
nuk jam unë
është yt vëlla
që përmallshëm fyellit i bie
ai para pasqyrës
nuk jam unë
është jot motër
që flokët shkurton
Lum Lumi
unë jam ai që derën hap
A.P
Please follow and like us: