Albspirit

Media/News/Publishing

Tepër sekret/Udhëzimi i qeverisë shqiptare në 1965 për trajtimin e udhëheqjes së lartë

REPUBLIKA POPULLOR E SHQIPËRISË

Këshilli i Ministrave

Udhëzim

Nr. 7, Dt. 17. IV. 1965

Mbi caktimin e kuotave për shpenzimet e vdekjeve dhe të drejtat që duhen të gëzojnë familjet mbas vdekjes së personaliteteve të Partisë dhe të Shtetit.

Me qëllim që të disiplinohet mënyra e bërjes së shpenzimeve për raste vdekjeje të personaliteteve të Partisë dhe të shtetit si dhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre dhe të për caktohen më mirë të drejtat që duhet të gëzojnë familjet mbas vdekjes së tyre

Udhëzoj: Të jenë si vijon:

a)- Për anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për Presidentin e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe zv. kryeministrat, sipas urdhrit që do të japë komisioni i posaçëm i krijuar për këtë qëllim.

b)- Për pjesëtarët e familjeve që kanë ligjërisht në ngarkim personalitetet që permenden në gërmen  “a” të mësipërme:

Për varrim 5.000 lekë
Për ushqime 10.000 lekë
Gjithsej 15.000 lekë

c)- Për anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për anëtarët e Qeverisë, zëvendës presidentet e presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e Komisionit të Revizionimit në Komitetin Qendror të Partisë dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë:

Për varrim 10.000 leke
Për ushqim 15.000 leke
Gjithsej 25.000 lekë

d)- Për deputetët e Kuvendit Popullor

Për varrim  10.000 lekë

Për ushqime lekë  10.000

Gjithsej 20.000 lekë

e ) Për gjeneralë, zëvendësministra, sekretarë të parë të Komiteteve të Partisë, kryetarë të komiteteve ekzekutive dhe ambasadorë 10.000 -15.000 lekë, sipas. urdhrit të veçantë që do të epet për çdo rast.

2) Të drejtat që gëzojnë familjet e personaliteteve të Partisë dhe të shtetit, të pushojnë tre muaj mbasdekjes së personalitetit përkatës.

Mbas këtij afati t’u njihen këto të drejta:

a)- Familjeve të anëtarëve dhe kandidatëve të Byrosë Politike, të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të zëvendëskryeministrave, shpenzimet për një shërbyes, ujë dhe dritë.

Gjithashtu u lihet për banim shtëpia që kanë. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe me urdhër të posaçëm mund t’iu ndërrohet ajo me një shtëpi tjetër.

b)- Familjeve të anëtarëve dhe kandidatëve të Komitetit Qendror, anëtarëve të Qeverisë, zëvendës presidentet e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Kryetarit të Komisionit Qendror të Revizionimit si dhe kryetari të Gjykatë së Lartë, vetëm shtëpia që banojnë, kur familja është e madhe. Në rast të kundër ajo iu ndërrohet me një shtëpi tjetër të përshtatshme.

  1. c) – Ky udhëzim hyn në fuqi me njëherë

Zv. kryetari i Parë i Këshillit të Ministrave Beqir Balluku (firma)

AQSH. Fondi 490. viti dosja 1019. fleta 2

Please follow and like us: