Shalev Hulio dhe Omri Levi, dy gjenitë izraelitë që krijuan “Pegasus”, softuerin spiun më të fuqishëm në botë!
NSO ka marrë kritika të ashpra pas akuzave se softueri i saj është përdorur nga qeveritë për të spiunuar gazetarët. NSO, një kompani kontroverse izraelite spyware është në bisedime për të blerë Fifth Dimension (Dimensioni i Pestë), një startap që ka zhvilluar teknologji për kryerjen e hetimeve policore, shkruan gazeta ekonomike “The Marker”.
Organizata kanadeze për të drejtat e njeriut Citizens Lab thotë se NSO ka shitur platformën e saj në 45 vende, duke përfshirë Arabinë Saudite.
Fifth Dimension u krijua katër vjet më parë dhe numëron disa ish figura drejtuese të mbrojtjes izraelite, duke përfshirë Gantz, i cili është kryetar, si dhe Ram Ben-Barak, një ish-nënkryetar i Mosadit.
Javën e kaluar, ish-punonjësi i zbulimit të SHBA, Edward Snowden tha se teknologjia e NSO ishte përdorur për të ndihmuar në ndjekjen e gazetarit disident të Arabisë Jamal Khashoggi i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor.
Sipas një raporti të Citizen Lab, spyware Pegasus i NSO-së ishte instaluar në telefonin e Omar Abdulaziz, një disident tjetër në mërgim saudit dhe një mik i Khashoggi’s. Abdulaziz pohon se telefoni i tij po monitorohej në atë kohë.
NSO iu përgjigj akuzave të tilla duke thënë: “Në përdorim normal, NSO ndihmon në shpëtimin e mijëra njerëzve nga duart e terroristëve, baronëve të drogës, abuzuesve të fëmijëve, pedofilëve dhe të tjerëve”.
Pegasus bën të mundur kryerjen e mbikëqyrjes gati të pakufishme të individëve, duke përfshirë edhe marrjen e kontrollit të telefonave celularë. Aftësitë e tij përfshijnë mbledhjen e informacionit në lidhje me vendndodhjen e një telefoni, përgjimin në të, regjistrimin e bisedave që ndodhin afër një telefoni dhe fotografimin e atyre që ndodhen në afërsi të telefonit.