Albspirit

Media/News/Publishing

Afrim Krasniqi: Kështu nisi kapitalizmi në Shqipëri!

Kështu nisi kapitalizmi! Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, shpresa e vetme dhe headline në lajmet zyrtare ishte biznesmeni H.S. Do ndërtonte hotel ‘Sheraton’ dhe hotele të tjera turistike, fshatra turistike, qendra argëtimi, etj, etj, dhe madje vetë qeveria bëri një firmë të përbashkët me të. Ia dhanë tokë dhe mjete në përdorim, fonde shtetërore dhe e drejta zyrtare për të kërkuar kredi në emër të Shqipërisë, u bënë ceremoni, pritje madhështore dhe iu dha edhe dekoratë, kurse për trajtimin hotelier iu besua një prej dy vilave më të mira të udhëheqjes në zonën e Bllokut!

Rezultati? Ka shumë të dhëna ende të panjohura, por ajo që njihet është fakti se asnjë nga premtimet dhe projektet nuk u jetësua, kujtim mbeti gropa e madhe në qendër të Tiranës dhe fakti se kompania arriti në dy vjet të sjellë 50 TV, disa bilardo, 12 makina dhe rreth 5 maune me veshje të brendshme, që u konsideruan investime për pallatet kulturore të rinisë! Një histori tipike abuzimi në emër të demokracisë dhe kapitalizmit dhe një tregues simbolik për distancën e thellë midis konceptit të ekonomisë së tregut dhe mentalitetit të elitës politike e shtetërore të fillimit të tranzicionit!

Please follow and like us: