Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa dhe familja vizitojnë muzeun e Skënderbeut

Vizita e Dua Lipas dhe familjes së saj në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen publike, ndërkohë që një ditë më parë, ylli i muzikës u prit edhe nga Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Ndërkohë gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, Dua me motrën, vëllain dhe prindërit e saj kanë patur një vizitë në Muzeun e Krujës. “Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipan dhe familjen e saj”, shkruhet në një postim të këtij muzeu në FB, shoqëruar me foton e familjes Lipa.

Ndërkohë edhe vete Dukagjin Lipa, përmes një publikimi në rrjetet sociale e cilësoi unike përvojën në Shqipëri.

Please follow and like us: