Sabina Darova: Vintage 2021
Të shtëna
Të hënë, të martë, të djelë…
Aromë baruti i freskët
Në rrugët e zhuritura të verës, apo endacak
Mbi gotën e alkoolit bareve në udhëkryq.
I pamëshirshëm djeg dielli
Mbi lëkurën e mëkatit.
Veshur lëkurë gjarpri hakmarrja.
Kjo, përkund në pelena burrërinë e paburrë
Që ngul në ngujim orën e fëmijës së parritur.
Të shtëna natën, ditën,
Goma llastiku shpërndajnë erë gjakosur
që ndjek gjurmët e ujkut
që fshihet malit, në kasollen e bariut.
Blegërin tufa e trembur
Baloshi urdhëron të urtësohen
Çmënduria e vrasësit zhduk dhe fijen e barit.
Buzë detit Jon
Një turist fërkon sytë
Për çudinë e faturës së kripur!
Please follow and like us: