Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Asllani: Lamtumirë poeti i kombit Agim Shehu!

Dielli u shua sot për ju dhe shpirti yt fluturoi drejt yjesh për të ndriçuar tashmë në përjetësi! Po të përcjellim kokë ulur e zemër thyer nga pesha e dhembjes së thellë, krenaria që të patëm, pamundësia për të qenë pranë dhe mirënjohja për çfarë bëre për Kombin, identitetin dhe gjuhën tonë amtare! Ju ikët në amëshim Profesor, por vargjet tuaja brilante dhe talentin e rrallë i le të skalitura thellë në mendjen e shpirtin e çdo shqiptari, sikurse le në memorjen tonë mesazhin e dashurisë ngazëllyese për truallin, gjuhën, identitetin, civilizimin dhe genin tonë arbëror! Kurveleshi, Gjirokastra, Labëria si dhe çdo vis shqiptar do t’ju kujtojnë gjatë me dashuri për dritën e arsimit, dashurisë njerëzore dhe letërsisë që çelët në çdo zemër! Do ju kujtojmë gjatë me mburje që ishim lexuesit, miqtë familjarë dhe nxënësit tuaj… me shpresën se tharmi i poemave dhe dijeve që ju na dhuruat do të kthehet në jargavanë lavdie mbi bustin tuaj të papërfunduar…! Ngushëllime bijve të tu fisnikë dhe gjithë adhuruesve tuaj! Dritë pastë përherë shpirti yt i madh!

*Redaksia e Gazetes “Dielli” i shpreh ngushellimet me te thella familjareve dhe miqeve te shkrimtarit te shquar Agim Shehu.

Please follow and like us: