Oana Anca Mihaela Glasu: Kur jam e dashuruar…
Me këmbë të zbathura
kur jam e dashuruar jam pothuajse e bukur
kur më do ti je gati i verbër
buzët gjejnë rrugën vetë
të gënjyera nga gjumi i dallgës
sepse thjesht janë të etur
unë fluturoj zbathur si në një ëndërr
të zhveshur
mbi një det prej diellit
ti më sjell ne bregun ku s’bie natë asnjëherë.
flokët mua po më dridhen
dhe ti hesht
në një ditë pa erë
në një erë pa sy.
Please follow and like us: