Albspirit

Media/News/Publishing

Dëndën në dru gjyqtarin që u tjetërsoi pronën, lirohen nga qelia vëllezërit Myslimi

Tre vëllezërit Myslymi që dhunuan gjyqtarin Arqile Basho më 15 korrik, pas një vendimi të dhënë janë lënë të lirë.

Gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit duke caktuar detyrim paraqitje për Fatosh dhe Myslym Myslymi. Ata duhet të paraqiten të hënën e tretë të çdo muaji, ora 10:00 në Policinë Gjyqësore në Vlorë.

Ndërsa vëllai i tyre Fatosh Myslymi është liruar nga paraburgimi, në rast se nuk është i dyshuar për vepra të tjera penale. Vëllezërit e arrestuar, kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi duke pretenduar se po i grabit pronën ndërsa sipas tyre vendimi nga gjykatësi është dhënë kundër tyre me korrupsion.

Në videot e shpërndarë në media shihet se si tre vëllezërit ndjekin nga pas duke fyer, madje edhe tërhequr nga uniforma gjyqtarin Basho, pas vendimit të dhënë në gjykatë.

Mësohet se çështja në fjalë ka të bëjë me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat./abcnews.al

Please follow and like us: