Silvana Begaj: Pa Kosovë nuk ka Shqipëri!
Politikanët po ua falim! Por, le ta dijë bota mbarë se kjo Shqipëri nuk do të jetë më e ndarë!
Faik Konica: Armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Shqiptarët krijuan Serbinë, Greqinë, Turqinë, Romën antike dhe shumë shtete të tjera, por nuk u kujtuan kurrë të krijonin shtet për veten e vet!
Le ta dijë gjithë bota mbarë! Jemi Shqipëria e trimërisë dhe historisë. Histori e shkruajtur me pushkë e me gjak. Intriga, padrejtësi dhe përçarje! Luftëra të përgjakshme ka parë kjo Shqipëri dhe nuk u gjunjëzua!
Na vratë me të gjitha mjetet tuaja, por ne nuk vdiqëm. A vritet shqiponja nga çakejtë e errësirës?
Na vodhët trojet, na dhunuat, por kurrë nuk na nënshtruat. A nënshtrohet shqiponja nga hienat e pyjeve? Shqiponjat prekin pikën më të lartë të qiejve, por ju jeni minj dhe nuk dini as të fluturoni.
Ne, kemi gjak shqiptari në damarët tanë dhe nuk i harrojmë dot cizmet e ushtrisë serbe që shkelnin mbi trojet tona. Bari akoma mban aromën e gjakut të të pafajshmëve dhe luftëtarëve të lirisë. Ende muret mbajnë britmat e grave të përdhunuara dhe fëmijëve të vrarë në Kosovën heroike.
Ky gjak nuk thahet e harrohet dhe as dhimbja nuk shuhet në gjoksin e kombit tonë!
Po si të harrojmë dhunën dhe mungesën e të drejtave që bën Maqedonia e Veriut ndaj shqiptarëve edhe pse më të shumtë në numër? Edhe sot ata janë të shtypur.
E sot na kërkoni t’iu shtrëngojmë duart, t’i bëjmë karshillëk Europës dhe të fuqizojmë Serbinë? Të plotësojmë ëndrrën e Rusisë që me anë të Serbisë të kontrollojë gjithë Ballkanin dhe ta orientojë nga vendet e lindjes?
Por pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Ne duam bashkimin mes vetes. Shqipëria do Shqipërinë nuk do ish-Jugosllavinë. Shqiptaria do sot fuqizimin e kombit tonë në Ballkan, jo përçarjen dhe gostinë e Serbisë.
Ne s´jemi këtu për tekat tuaja që na vratë çdo gjë dhe ende të vdekur na doni! E ju, me politikat tuaja të shitura nuk na blini dot. Se ne jemi shqiptarët e Shqiptarisë natyrale.
Ne duam zonë të përbashkët ekonomike me Kosovën, jo politika të shitura që çojnë ujë në mullirin e Serbisë ku gatuhet buka e helmët për kombin tonë.
Politikanët merrini. Ata po ua falim!
Por, pa Kosovë nuk ka Shqipëri! Le ta dijë bota mbarë që kjo Shqipëri nuk do jetë më e ndarë
Please follow and like us: