Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Muej gusht, kujtojmë…

 

27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE  NANA  TEREZE

1979, 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë. Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”

2002Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani t’a due Kombin Shqiptar.

Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

Miss MERY EDITH DURHAM (18631944); AJO KA THANË 

GUSHT 1901:“SHQIPTARI  PARA  SË  GJITHASH  ASHT  SHQIPTAR !”

1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore.  Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen e shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve,  kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne.

3 Gusht 1859 U le shkrimtari Shkodranë Filip SHIROKA…

8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi  Lezhë me 12 Shtator 1949…

2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) Mbas sa vuejtjesh mbytet në hetuesi të Shkodres.

1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter  GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje, vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989…

15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit. Ndue Pali në fjalen e fundit tha:

Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste:

Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!        Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela”

Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, një kurthë per pushkatimin e At Gjonit.

At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder… Refuzimi i At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij.

20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin e At Gjergj Vata, t’ arrestuem në Janar e Shkurt 1945.

Avokat Paulin Pali U le në Shkodër në 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma zanin e Tyne!

25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg dhe punë të detyrueme…

31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe pune…

31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg  dhe punë të detyrueme…

10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm në Vjenë.

22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët “jo simbas urdhnit tij”. …Denohet 20 vjet burg dhe punë të detyrueme…

15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vatës S.J., i cili vuejti shumë vite hetuesi e burgje…

Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë. Asnjëherë Figura e Tij nuk u vlersue ashtusi duhej.

17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare.

●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun. Vuejti dënimet nder kampe pune…

1992; 22 Gusht: Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan.

2000; 15 Gusht: Hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata  Romë, me ma shumë se 2 miljon të rinjë e të reja nga gjithë Bota…

2001; 1 Gusht: Papa Gjon Pali II  ban pritjen e 1000 në Vatikan… Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin,  38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh,  246 kryeministra…

            Melbourne, Gusht 2021.

Please follow and like us: