Albspirit

Media/News/Publishing

Frymëzuesi i ushtarëve serbë me ‘Kallashnikov’, i ftuar special në festën e birrës në Korçë

Si çdo vit edhe këtë gusht nuk do të mungojë festa e birrës në Korçë që është kthyer tashmë në një traditë prej disa vitesh. Ajo që të bie në sy këtë vit është se si i ftuar special i natës finale do të jetë këngëtari serb, Goran Bregovic. Lajmi është dhënë nga vetë organizatorët e kësaj feste të cilët kanë njoftuar se veç artistëve shqiptarë dhe grupeve të njohura në Shqipëri që do të performojnë nga data 18-22 gusht i ftuar special do të jetë Bregovic. Këngëtari serb rikthehet për herë të dytë në Shqipëri pas një koncerti të mbajtur më 2006 me ftesë të kryeministrit Edi Rama, atëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës ku prania pati disa polemika dhe debate nga disa figura të njohura. Kjo pasi shumë e lidhin figurën e tij me masakrat e kryera në luftën e Kosovës. Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Please follow and like us: