I dënuar nga Haga për krime lufte në Kosovë, ish-komandanti shpallet qytetar nderi
Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vladimir Llazareviç, i dënuar për krime kundër njerëzimit për shkak të spastrimit etnik gjatë luftës në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një komunë në jug të Serbisë. Lazareviç ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990. Zyrtarët në komunën Pantelej, afër Nishit, kanë bërë të ditur ndarjen e çmimit për Lazareviçin dhe 10 persona tjerë më herët gjatë kësaj jave. Në njoftim nuk është cituar aryseja e nderimit. Vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar na Partia Përparimare Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Llazareviç është kthyer në Nish në dhjetor të vitit 2015, meqë është liruar pas kryerjes së dy të tretave të dënimit në Hagë. Ai është mirëpritur personalisht nga ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në atë kohë, Lubisha Dikoviç.