Albspirit

Media/News/Publishing

“Ballkan i hapur”, po kur Shqipëria përflaket vijnë vetëm vëllezërit nga Kosova dhe as Vuçiç e Zaev

Situata e zjarreve në Shqipëri ditët e fundit tregoi se marrëveshja e nënshkruar në Shkup para disa javësh në kuadër të nismës “Open Balkan” mes Ramës, Vuçiçit dhe Zevit dështoi.

 Rama, Vuçic dhe Zaev firmosën një marrëveshje për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, por kjo ndihmë Shqipërisë i erdhi vetëm nga Kosova.
 Një javë më parë nisma e “Mini Shengenit” u pagëzua me emrin e ri “Open Balkan” në Forumin Ekonomik të Shkupit ku u takuan kryeministri Edi Rama homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Vuçiç, të cilët firmosën dy memorandume dhe një marrëveshje.
 1. Memorandumi për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor synon të thjeshtojë procedurat e importit dhe eksportit në dogana mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

2. Memorandumi i dytë është ai për krijimin e një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve. Kjo synon që qytetarët e secilit vend të mund të punojnë brenda tre vendeve dhe të marrin lejen e punës dhe të qëndrimit pa vonesa.

Vendet nënshkuan memorandume për këto çështje pasi Serbia dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojnë ligjet për të bërë të mundur zotimet. Më pas ato mund të nënshkuarjnë marrëveshje, e cila ka karakter juridik detyrues.

3. Marrëveshja e nënshkruar është për bashkëpunimin për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat. Sipas saj, në rast katastrofash natyrore në Serbi, Shqipëri apo në Maqedoninë e Veriut, ekipet e emergjencës së tre vendeve do të ndërhyjnë së bashku.

Shqipëria u përball me një katastrofë natyrore siç janë zjarret, por Ramës nuk ju gjendën pranë as Aleksandër Vuçiç dhe as Zoran Zaev por erdhën vëllezërit tanë nga Kosova.

Vetë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes Armend Muja ishin në tunelin e kalimashit ku flakët e përpinë atë zonë. Vëllezërit tanë nga Kosova dhanë një kontribut të veçantë në fikjen e flakëve të zjarrit./gazeta shqip

Please follow and like us: