Albspirit

Media/News/Publishing

Redin Hafizi: Udhëtimi drejt lirisë!

Ne mbremjen e 8 Gushtit 1991, Daphne Caruana Galizia, atehere nje reportere e re ne “Sunday Times” ne Malte, po priste ne Saint Paul’s Bay duke degjuar bashkebisedimin mes anijeve Shqiptare “Durresi”, “Iliria” dhe autoriteteve Malteze. Ate dite me heret anijet kishin mberritur nga Vlora ne Malte. Sipas reporteres heroine te gazetarise, shume individe ishin te rinj. Nje nder ata te rinj jam edhe une. Ka qene kjo gazetare qe u shnderrua ne zerin me te larte ato dite kur u fliste disa adoleshenteve te mbledhur nga hedhjet nga anija. Ketyre ajo u foli per “fytyren njerezore te tragjedise”. Ishte nje tragjedi vertet, prej dhjetera vitesh, por ambasadat dhe eksodi i dha fytyren njerezore. Bota nuk i njihte vuajtjet e Shqiptareve. Duhej Korriku 1990, Marsi 1991 dhe Gushti 1991 qe Bota te kuptonte se sa e shtrenjte ishte LIRIA per ne.

Ate dite ishte nje det blu dhe veshtrimi im kishte humbur thelle deri ku perplasej me grine e trupit te nje anije. Per madhesine qe kishte anija ishte shume afer bregut, megjithate mua nuk me shqetesonte fare ajo gri e shpelare, pasi nuk ngopesha me blune e thelle.
Ishte nje nga ato ditet e nxehta te fillim gushtit dhe une po shellohesha i vetem nen rrezet e diellit. Ne Vlore dielli eshte me i embel, ndoshta se zbutet nga bukuria dhe fjalet e valeve te detit. Ato kur perplasen ne shkembinj duket sikur te shushurisin ne vesh ne formen e joshjes per t’u kredhur mes tyre.
Po ndodhte edhe ate dite, kur pas meje vjen kusheriri im Petro me disa djem qe zbriten nga nje skode gri siper ne mes te rruges.
— Ne do shkojme te kapim anijen,-me tha. A do te vish, pasi eshte hapur edhe Durresi?
E dija qe Petroja nuk bente shaka kur flitej per te shkuar ne Itali. Ai ishte rritur duke degjuar italisht fshehurazi ne televizion. Ne veshet e mi gjithnje tingellonin melodite e TG apo te “Domenica Sprint” qe shihja kur shkoja atje. Megjithate ate dite gushti kishte ardhur momenti per Petron qe jo vetem t’a degjonte italishten, por edhe t’a jetonte ate. Ketu bashkohesha edhe une pasi isha ne vitin e gjashte qe studioja Italisht e tashme ne Universitetin e Tiranes.
Ne moment u ngrita dhe sic ishim ne kostum banje u hodhem ne det. Notuam ca per te arritur tek anija. Une isha nga fundi me kusheririn. Me vone mora vesh se te paret u hodhen ata qe do te negocionin me kapitenin.
Keshtu ndodhi. Kur une dhe Petro u ngjitem ne kuverte cdo gje ishte sqaruar dhe grupi negociues ishte ne dhomen e kapitenit. Nuk e di sa te sakta ishin lajmet, por sot jane shume te besueshme, pasi ne arritem qe te veme ne levizje transoqeanikun “Durresi” per rrugen tone drejt lirise. Nderkohe ne radion e anijes vinin lajme se nga Durresi po niseshin anije drejt brigjeve te Italise, keshtu qe nese anija “Vlora” ishte nisur nga Durresi per ne Bari, atehere anija “Durresi” do te nisej patjeter nga Vlora drejt Italise. Nderkohe grupi negociator i kishte thene kapitenit te nise anijen dhe shume shpejt u ndezen motorret dhe anija nisi te levize. Ishte udhetimi i pare ne det. E njihja detin ne thellesi kur zhytesha, nderkohe tani do e shihja edhe ne gjeresi. Dukej si nje eksplorim i plote i mendimit, pra ne thellesi dhe gjeresi.
Une isha shume i gezuar dhe menjehere shkova ne pjesen qe quhet bashi i anijes dhe shihja se si anija cante detin poshte. Me pelqente te ngjitesha atje siper ne bashin e anijes dhe me pelqente se si flladi me rrihte komplet trupin dhe era e detit me hapte flegrat e hundes. Ajo ishte terraca e shtepise sone te perkoheshme, pasi une, Petro dhe dy miq te tij u futem ne bashin e anijes vetem qe naten te mos flinim ne kuverte.
Pra qe ne fillim beme sistemimin dhe anija po shkonte drejt ngushtices se gjirit te Vlores. Nga zyra e kapitenit vinin lajme se po kercenoheshim nga ushtria se do na qellonin. Vendimi yne ishte te vazhdonim edhe nese do na qellonin. Gjalle a vdekur duhej patjeter te ishim te lire.
Kur iu afruam Sazanit nisen te degjohen krisma. Te gjithe u munduam te mbroheshim, por ne nje moment nga nje katersilurues qe na qendronte anash, pashe dy ushtare qe qellonin ne ajer dhe dukeshin sikur po na uronin rruge te mbare. Ndjesia ime ishte e vertete, pasi nga komunikimi me dhomen e kapitenit, me ne fund autoritetet Shqiptare ndaluan se deklaruari “Ndaloni!”. Kjo tregoi pafuqine e nje regjimi qe po shkerrmoqej dhe shpetimin e gjente duke perzene qytetaret qe nuk pershtaten dot me metodat e regjimit, duke ua refuzuar lirine ne shtepite dhe pronat e tyre, por qe ky regjim i “uron” lundrim te mbare drejt lirise jashte Shqiperise. Kjo eshte fatkeqesia qe ndjek Shqiptaret edhe sot.
Pasi morem “urimin” edhe nga autoritetet per udhetimin drejt lirise, une dola serish ne terrace per te pare se si dukej deti pertej Sazanit. Aroma ishte e njejte, nderkohe qe bluja behej me e forte. Sazani ishte i shkrete dhe i zhveshur. Ishte hera e pare qe e shihja te verteten, pasi nga larg ai ishull me dukej shume i bukur. Ishte nje gerrmadhe si e gjithe Shqiperia qe po linim pas. Ktheva shikimin perpara duke e lene gerrmadhen pas. Anija ecte me shpejtesi ne reflektimin e diellit ne detin blu. Sa bukur! Dielli po zhytej ne det dhe anija vazhdonte te ndiqte shkelqimin e tij.
Po binte nata, nje nate e qete plot yje dhe nje det i qete shushurites. Ishte hera e pare qe krevatin e sajova vete, aty brenda ne bashin e anijes. Me pas shkuam te merrnim ushqimin. Ne anije kishte shume ushqim dhe marinaret po na i shperndanin. Mes ekuipazhit njoha mikun tim nga Tirana, oficer i pare ne Anijen “Durresi”, Armand Ulqinakun. Sa me pa erdhi dhe u perqafuam. Pra kisha edhe nje mik nga Tirana, pervec kushos tim nga Vlora.
Pasi hengrem darke, bera edhe nje shetitje ne kuverte ku folem gjere e gjate me Mandin, e me pas shkuam te fleme. Zhurma e detit ishte si nje melodi qetesuese per te fjetur.
Kisha degjuar ne perralla se delfinet udheheqin rrugen e marinareve, por vetem ate mengjes te se nesermes kur ishim nisur nga Vlora, pashe ne dy krahet e anijes delfinet qe hidheshin ne krye te anijes. Po na tregonin rrugen ku duhej te shkonte anija, apo ku duhej te shkonim ne, qytetaret e anijes??? Miqte me te ngushte te lundruesve po na tregonin rrugen. Nderkohe lajmet qe vinin nga Italia nuk ishin te mira. Ne radion e anijes erdhen lajmet se emigrantet e mberritur ne Bari do te ktheheshin dhe ky ishte vendim i prere. Ne anije nisen debatet. Nuk duhej te shkonim ne Itali.
Serish grupi qe kontaktonte me kapitenin dhe personelin e anijes nisen te flisnin per opsionet e mundeshme meqe ne Itali nuk futeshim. Sipas disa lajmeve qe qarkulluan me pas, ne takim kishte patur ide serioze, por nuk kishin munguar edhe idete qe vinin nga padija. Kapiteni ishte ne pozite te veshtire, pasi jo vetem kishte ne dore jete njerezish, por shpesh detyrohej te perballej me individe qe as harten e Europes nuk e njihnin. Njeri prej tyre propozoi qe te zbarkonim ne Zvicer. Nderkohe disa me te hedhur propozonin Angline dhe Hollanden. Kur dikush pa se kapiteni nuk ishte dakort pasi nuk kishim mjaftueshem karburant, atehere ne tryeze u hodh mundesia e zbarkimit ne Spanje. Serish kapiteni kundershtoi per mungese karburanti. Te pranishmit ne takim i kerkuan kapitenit qe te futeshim ne nje port e te furnizoheshim. Kapiteni kundershtoi.
Askush nuk e kuptonte se te gjithe ne ishim rrembyes anijesh. Vertet ne po kerkonim rrugen drejt lirise, por Europa ishte lodhur me ne. Europa po kerkonte t’i jepte fund kesaj historie dhe te mos shnderrohej ne nje film me shume seri si ai i Kubanezeve me brigjet e Floridas.
Me ne fund u arrit ne perfundimin se mund te arrinim ne ishullin e Maltes. Kete propozim e hodhi kapiteni si njohes me i mire i detit dhe mundesive te anijes ne ato rrethana te vecanta. Te gjithe me ne fund u bene nje me ekuipazhin e anijes. Historite e te forteve mbaruan dhe te gjithe qendronin ne parmaket e anijes duke veshtruar detin.
Deti ishte i qete gjate gjithe lundrimit dhe dielli shnderrise rrugen tone. Megjithate edhe netet ishin te bukura. Ishim si ne nje piknik levizes, por qe nuk na diktonte njeri cfare te benim, cfare te degjonim, cfare te thoshim, cfare te pelqenim. Ne ishim ne det naten dhe diten, por shume larg kufijve te asaj gerrmadhe qe shpesh krahasohej me Korene e Veriut. Ne po shkonim drejt lirise edhe pse nuk dinim shume, por nje gje ishte e qarte, se Shqiperia ne ate gusht 1991 as nuk kishte ndermend te ndryshonte.

La Valletta

Me ne fund pash toke. Nga dritarja rrumbullake ne bashin e anijes yje qe ndriconin toke. Dukeshin si vezullime. Te gjithe u gezuam, nderkohe qe levizja tjeter ishte te ndalonim dhe ne ate mbremje-mengjes te mos leviznim, pasi ndodheshim ne hyrje te ujerave Malteze, perballe portit te kryeqytetit La Valletta. Une shihja i mahnitur nga dritarja e vogel e bashit te anijes, dritat e qytetit. Ne habiteshim atehere me dritat dhe se si nje qytet mund te vezulloje keshtu. Cfare lame pas ishte erresire kudo.
Ne mendje me vinin pamje nga filma dhe dokumentare italiane per emigrantet qe mberrinin ne New York dhe nga dritaret apo te carat e anijes shihnin dritat e atij qyteti qe ende vazhdon te perfaqesoje lirine si fanar ne Atlantik.
Pas bisedave ne radio, kapiteneria e La Valletta na tha te presim sa te zbardhet. Ishte mengjes i dates 8 gusht dhe deti shushuriste ende me qetesi ne ate pjese te botes.
Dielli po lindte per te paren here per ne banoret e Anijes “Durresi” ne perendim. Ne po prisnim.
Nga La Valletta vjen pergjigje negative. Ata nuk donin qe te na pranonin ne port per arsye se kishin pare lajmet qe vinin nga Italia, ku vetem anija “Vlora” kishte 10 mije veta.
Jo! Dy anijet qe mberriten ne Malte kishin nje total prej pak me shume se 1000 personash. Ishte anija “Durresi” dhe anija “Iliria”. Ne qendronim ne distance dhe ndoshta kjo eshte procedure udhetimi. Pra dua te pershkruaj edhe artin e lundrimit qe keto dy anije bene. U vendos qe ne fillim se “Durresi” eshte anije lead ose udheheqese. Keshtu qe “Iliria” mbante distance edhe kur ndalonim si ne rastin e La Valletta.
Serish u dergua nje lajm nga anija “Durresi” ne kapitenerine e portit se nese nuk na hapin rrugen atehere anijet do hyjne me force. Ne kete moment u la nje afat pergjigje per kapitenerine e portit La Valletta.
Pergjigja nuk erdhi ne kohe dhe ne anije nisen levizjet. Kapiteni dhe ekuipazhi kerkonin qe ne te qetesoheshim dhe te presim. Nderkohe ne e dinim se Malta ishte kufiri i fundit i karburantit per anijen. Pra do te mbetemi ne mes te detit dhe anije ushtarake do na kthenin andej nga kishim ardhur.
Pra, vendimi erdhi nga qytetaret e anijes edhe pse kapiteni e kundershtoi. U kerkua te vazhdohej drejt per ne portin e La Valletta. Kapiteni dha urdher qe ekuipazhi te largohej nga nje manovrim i tille. Nderkohe timonin e anijes e merr nje shofer skode dhe e drejton anijen per ne portat e La Valletta. Kapiteneria e kryeqytetit te Maltes nis sinjalizimin, pasi anija jone po levizte ne nje rruge te papranuar. Nderkohe nje tjeter rrezik per portin e La Valleta, anijen “Durresi” dhe tragetin Grek qe po i afrohej kryeqytetit te ishullit per t’u ankoruar ne port.
Anija “Durresi” u vu ne levizje, nderkohe ne te majten tone po vinte trageti nga Greqia. Ne po leviznim kuturru, pasi kapiteni kishte terhequr gjithe personelin dhe mbante vetem lidhjet me radio per sigurine tone.
Timonier i transoqeanikut “Durresi” tani ishte nje shofer skode qe mori persiper te lundroje vetem drejt nje nder porteve me te bukur ne bote. Ne itinerarin qe mbante shoferi, patjeter do te perplaseshim me tragetin Grek. Menjehere kapiteneria e La Valletta jep lajmin se anijet tona priten ne portin “Saint Paul’s Bay”.
Ky ishte momenti i marreveshjes se kush duhet te drejtoje timonin.
Ishte nje dite shume e bukur dhe me diell. Kur na kthyen nga La Valletta per ne Saint Paul’s Bay ndiqeshim nga shume lloje skafesh te policise. Une qendrova ne territor Shqiptar, pra ne anije.

Saint Paul’s Bay

Nga La Valletta ne Saint Paul’s Bay une shihja qe hidheshin me deshire ne det shume qytetare te anijes.Ata hidheshin me deshiren e tyre, pasi atehere ne po largoheshim nga regjimi komunist…
Ishin anijet e ruajtjes se kufirit qe i mblidhnin me pas. Anija “Durresi” ishte gjigande, ishte transoqeanik. Ishte e veshtire te hidhesh nga ajo anije. Megjithate nga La Valletta ne Saint Paul’s bay shume te rinj u hodhen. Policia Malteze po na ndiqte dhe i mblodhi te gjithe ne skafet e policise. Nuk kisha ndjesi te mire, pasi ishte vetevrasje te hidheshe nga ato mure te larte te anijes edhe pse bie ne det. E leshon veten ne ekstrem.
Ne mbremje mberritem ne Saint Paul’s Bay sipas drejtimit te kapitenerise se kryeqytetit. Qyteti ishte komplet i bardhe. Bardhesia dukej edhe pse ne mbremje ne e humbnim ne thellesine e ngjyres se detit.
Kontrasti mes bardhesise se nje qyteti dhe thellesise qe fal erresiren e detit nen reflektimin e yjeve, fal vetem qetesi ne ate mbremje. Te nesermen ne mengjes autoritetet Malteze kishin nisur te na dergonin ushqime dhe furnizime te tjera per anijet. Ne prisnim tjeter pergjigje, nuk shkonim per nje cope buke atje, por per liri. Kete e beme te qarte qe ne fillim te nesermen ne mengjes.
Te nesermen ne mengjes disa agjente te veshur me pantallona te shkurtera dhe bluza te bardha, ne barkat e tyre na kerkonin te largoheshim. Ata e acaruan situaten dhe banoret e kuvertes se anijes “Durresi” nisen te levizin. Disa individe menduan se ne Malte mund te zbarkonim duke bere presion. Nen kete ide shume individe u hodhen ne det duke lene anijen per te notuar drejt bregut. Barkat me individet me bluza te bardha kercenuan se do te na qellonin nese do te vazhdonim te hidheshim ne det. Ne vazhduam te mos degjonim urdherat dhe nje bresheri automatiku erdhi ne drejtim te anijes sone. Ata ishin agjente qe nuk qellonin ne ajer, por per paralajmerim qellonin prane krahut, me pas te shkulnin krahun. Pas disa vitesh lexova se keta individe ishin snajpere te sherbimeve Malteze.
Lajmet qe vinin nga bregu nuk ishin te mira. Me Shqiptaret ne breg kishte arritur te takohej edhe nje zyrtar i larte i qeverrise Malteze dhe qe njekohesisht ishte ne nje pozicion drejtuesi ne nje projekt te OKB.
Pergjigja ishte dhene shume e qarte. Malta nuk na pranonte dot, pasi kishin frike se nese do te na pranonin ne atehere qeverria Shqiptare nuk garantonte se drejt Maltes nuk do te nisej nje eksod si ai drejt brigjeve te Italise. Ne po detyroheshim te ktheheshim. Lajmi erdhi.
Sic e kemi ne koken qe nuk besojme as ne ligje, urdhera apo qeverri, ne kuverte u morr vendimi qe te hidhemi ne breg me dhune. U hodhen te paret ne det. Ne krye u vu nje individ shume i shendoshe qe e kisha pare ne Vlore ne plazh. Atje e quanin “Baka”. Edhe pse kishte shendet shume, ne det ishte shume i shpejte. Ai u vu ne krye te njerezve per te zbritur ne toke. Ne kete moment une, Petro dhe dy miqte e tjere rame dakort te presim kur te paret te mberrijne, pra te zbresim me turmen. Nderkohe policia Malteze ishte terhequr dhe perreth njerezve qe notonin u afruan agjentet me bluza dhe pantallona vere. Baka vazhdonte te notonte dhe pas tij ne menyre trekendeshe po perhapeshin notaret. Policia nuk bente me thirrje per te ndaluar, por nje nder barkat me agjente u afruan tek Baka, pra ne krye te notareve qe po synonin bregun. Ata kishin lopata varke shume te mprehta. E goditen Baken ne koke. Dhe une pashe nje burre shume te madh te pafuqishem ne mes te detit dhe gjak rreth kokes se tij. Ishte e cuditeshme se policia e veshur nderhyri per te marre Baken nga plagosja ne uje dhe largoi barkat e civileve qe po na terrorizonin.
Maltezet ishin profesioniste. Me goditjen e liderit te gjithe nxituan te kthehen ne anije. Menjehere erdhen agjentet dhe mjetet qe kishin te dallueshme shenjen e policise me pas. Ata na ofruan me shume ushqime dhe uje. Nderkohe policia fliste shume keq per ata civile me breke e menge te shkurtera qe na kishin qelluar me plumba dhe me lopata.
Megjithate ne kuptuam se ishim te pafuqishem te luftonim. Pas tamam 30 vjetesh kuptoj se cfare ndodhte ne Malte me teorine polici i mire, polici i keq. Pra donin te na perzinin, por me kujtime te mira. Ata ia arriten, pasi une kurre nuk kujtoj plumbat qe na qelluan drejt ne trupin e anijes, as goditjen me lopate dhe as ofendimet. Une dua qe nje dite ta vizitoj Malten dhe bregun ku nuk zbrita kurre. Ne fakt nuk ka asnje breg, pervec Maltes, ku jam nisur dhe nuk kam mberritur.

Sicilia

Pasi na kthyen nga Malta atehere po niseshim per Shqiperi. Nuk kisha frike, pasi eshte nje ndjenje qe nuk e njoh. Nuk kuptoja se perse te mos ishim ne pjese e qytetareve ne Europe.
Malta na kthehu dhe sapo kaluam Lampeduzen. Nderkohe u hodh ideja e hedhjes nga anija. Aq e forte ishte urrejtja ndaj regjimit sa askush nuk donte te kthehej ne Shqiperi. Une dhe Petro qendronim bashke. U vendos qe kur anija te lundronte ne krahun e Sicilias te afrohej sa te mundej, por njekohesisht si transoqenik te mos ngelte ne reren e cektinave te detit.
U vendos u be. Plani ishte qe anija nuk mund te ndalonte, por do te ngadalesonte kur ne te hidheshim ne det. Te paret nisen te hidhen nga muret e larte te transoqeanikut. Isha I vendosur per bashkimin me detin, por nuk isha ekspert i hedhjeve ne det. Isha bashke me Petron dhe dy shokeve te tij. Ata si vlonjate u hodhen si silura me koke. Une u hodha me kembe, pasi ishte shume lart per mua. Kur po dilja ne siperfaqe, me kembe preka trupin e anijes dhe u tremba, pasi anijet e medha te marrin brenda. Nisa te perdor krahet ne menyre te cmendur dhe dola nga rreziku. Nderkohe Petro po me priste ne det bashke me dy miqte e tij. Nisem te notonim.
Dy helikoptere ishin ne ajer dhe gjashte anije qendronin anash. Ata nuk nderhynin dot, pasi ne det kishte mbi 450 persona. Te gjithe mberriten ne breg, pasi ishin nga Vlora dhe dine te notojne. Imagjinoni mbi 450 individe qe notojne ne mbremje ne nje nder vendet Europiane. Me pas, nga shefi i karabinerise ne ngarkim per te na kthyer ne Shqiperi pashe se nje nder gazetat me te medha ne 1991 ne Itali kishte hapur faqen e pare me titullin: “Zbarkimi i dyte ne Normandi”.

Please follow and like us: