Albspirit

Media/News/Publishing

‘Open Balkan’, Genc Burimi: Politikë përçarëse dhe turpëruese, Europa i ka harruar krimet e Millosheviçit

Analisti Genc Burimi në një intervistë për rubrikën Opinion në “News 24” ka komentuar edhe çështjen më aktuale politike në vend, nisma e quajtur ”Ballkani i Hapur”.

Sipas tij, tregu i lirë është mënyra më e mirë për transformuar jetën e qytetarëve, por Kosova nuk mund të ulet me në tavolinë me shtete që nuk e njohin.Ai thotë se Serbia nuk e njeh gjenocidin në Kosovë dhe se Rama nuk e ka përjetuar vetë dhunën e shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk ka dy vizone të ndryshme. Tregu i lirë është mënyra më e mirë për transformuar jetën e qytetarëve. Në rastin konkret kemi dy realitete që nuk i kuptojmë dot. Kryeministri Rama nuk i ka përjetuar dhunën dhe shtypjen e shqiptarëve të Kosovës. Sot Serbia nuk e njeh publikisht gjenocidin që ka ushtruar në Kosovë dhe Ballkan. Pa u rregulluar kjo çështje, Kosova nuk mund të shkojë më larg dhe nuk mund të ulet në tvolinë me njerëz që nuk e njohin”- u shpreh analisti.

Sipas analistit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po shkojnë drejt një bashkimi doganor që do të na ndajë nga Kosova. Ai e ka konsideruar një politikë përçarëse dhe turpëruese këtë  të Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij Rama duhet të bëhet një ambasador i Kosovës duke i kërkuar Serbisë të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën.

“Rama, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po shkojne drejt kësaj rruge dhe kjo po na ndan me Kosovën. Është turp që Rama dhe Vuçiç të arrijnë në këto polemika të turpshme dhe përçarëse. Ajo që fitojmë nga kjo është më e vogël se dëmi që do të sjelli kjo gjë. Serbia ka benefite. Më mirë Rama të bëjë presion tek Bashkimi Europian sesa të bëjë presion ndaj Kosovës. Rama është sot në një axhendë të perëndimorëve. Rama mendon se nëse Kosova do të përfshihet ajo do të shihet me sy tjetër nga Europa. Rama duhet të bëhet një ambasador i Kosovës duke i kërkuar Serbisë të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën”- tha ai.

Sipas tij Europa nuk është e sensibilizuar për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

 “BE-ja ka një tjetër filozofi. BE-ja nuk do probleme brenda saj. Prandaj Europa u thotë shteteve të Ballkanit tregoni se dini të bashkëpunoni, por Europa sot uk është e sensibilizuar se çfare realisht ka kaluar Kosova. Po harrohet se çfare i ka bërë Millosheviçi Kosovës”

Lidhur me të ardhmen e këtij debate, Burimi tha se mund të krijohet një një minitreg me “paterica” mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

“Në Shqipëri janë amerikanët që po përforcojnë Ramën duke hequr rivalin që është PD. Albin Kuri nuk duket se do të bëjë hapa pas në këtë debat. E kaluara duhet të analizohet. Do të ketë një minitreg me ‘paterica’ mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë. Nëse SHBA tërhiqet nga Europa, Rusia mund të bëjë si në Krime në Kosovë. Kosova vlen më shumë se Shqipëria në sytë e Perëndimit”- u shpreh ai./balkanweb

 

Please follow and like us: