Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: FEMËR

 

 

Lind e vdes aty ku s’duket,

fshehur gjërave të thjeshta.

Shpirti hiret t’i mban tretur,

strehë finoshe, heshtja.

 

Frikë e mall e lot pikuar,

shtizë – një çast i vetëm.

Syçkëdrojtur, vrapnxituar,

çamarroke e egër.

 

Ëndrra shohin, si s’kuptojnë,

djemtê që ranë në grackë.

Pasionçartur, të pasigurtë,

arrogancë dhe mjaltë.

 

Si folezë me njëmijë zemra,

fate, sharm dhe zë.

Mbetesh virgjëri hyjnore,

një dhe vetëm një.

 

Ti je ndryshe nga çdo tjetër,

lojë – rrezik i mprehur.

Herë vullkan, huti e stepur,

herë brishtake e çmendur.

 

Femër…

Please follow and like us: