Shqipëria rrit eksportet me Kosovën
INSTAT bën të ditur se, gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 29,0%, Kosova 56,8% dhe Spanja 40,3 %.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar 7,8 % dhe Ukraina 30,5 %.
Sipas INSTAT, në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2020 janë: Italia 16,5 %, Turqia 14,2 % dhe Kina 16,8 %. Vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kroacia 11,8 %, Zvicra 27,4 dhe Austria 12,2 %.
Ndërkohë që si shtatëmujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë: Italia 34,4%, Turqia 48,3 % dhe Kina 31,0 %. Ndërsa vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Rusia 8,6%, Zvicra 25,5% dhe Ukraina 16,8 %.